Të kesh një kafshë shtëpiake mund të jetë një mjet shumë i dobishëm për edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë. Për fëmijët, të merresh me një qen ose mace që fëmijë, në fakt mund të jetë një “terapi” e pavullnetshme e sjelljes.
Studimet e fundit kanë treguar që prania e kafshëve shtëpiake mund të ndihmojë në lehtësimin e ankthit dhe stresit te fëmijët. Ka shumë përfitime që një fëmijë mund të marr nga marrëdhënia me kafshët shtëpiake. Këtu ilustrojmë tre.
Së pari, marrëdhënia me një kafshë mund të jetë e dobishme për t’i bërë fëmijët të respektojnë krijesat e tjera. Në fillim, fëmijët e vegjël priren t’i konsiderojnë qenët dhe macet si lodra, por së shpejti ata kuptojnë se ato kafshë janë krijesa si ato, me vullnetin dhe aftësinë e tyre për vetëvendosje. Me fjalë të tjera, të jetosh me një kafshë mund të jetë e dobishme për të mësuar fëmijët se të tjerët kanë gjithashtu ndjenja dhe nevoja. Qentë dhe macet marrin frymë, janë të ftohtë, të nxehtë, të uritur, të etur, kanë nevojë për përkëdhelje dhe dashuri.
Kur fëmija i kupton intuitivisht të gjitha këto, ai do të ketë arritur të zhvillojë një empati, e cila është thelbësore për bashkëjetesën midis njerëzve.
Së dyti, një fëmijë i cili është mësuar të bashkëveprojë me qen dhe mace që në moshë të vogël dhe që i përfshin ato në lojërat e tij, do të zhvillojë aftësi shoqërore që do të jenë të vlefshme për të në marrëdhëniet e tij me fëmijë dhe të rritur të tjerë.
Në fund, një faktor që duhet të merret parasysh është stresi. Një eksperiment i kryer nga Universiteti i Floridas mbi njëqind fëmijë tregoi se ata që kishin kafshë në shtëpi përballeshin më me qetësi me testet e matematikë, në krahasim me fëmijët që nuk kishin kafshë.
Me fjalë të tjera, duket se fëmijët që kanë qen dhe mace janë më të aftë ta mbajnë nën kontroll ankthin sesa fëmijët e tjerë, dhe është e qartë se kjo aftësi do të dëshmojë se është thelbësore edhe në moshën e rritur.
Burimi / https://www.pianetadonne.blog
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.