Studim

August 5, 2019 | 9:30

Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin mendor

Besohet se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar mbahen rreth 10 milionë mace dhe 11.5 milionë qen si kafshë shtëpiake – dhe studimet e reja sugjerojnë se kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Studimi i ri, i publikuar në ‘BMC Psychiatry’ dhe i kryer nga hulumtuesit e universiteteve të Liverpoolit, Manchesterit dhe Southamptonit është i pari që ka ofruar dëshmi për rolin e kafshëve shtëpiake në menaxhimin afatgjatë të mirëqenies mendore.

Hulumtuesit kanë rishikuar 17 studime ndërkombëtare për të eksploruar kualitetin, natyrën dhe nivelin e dëshmive që sugjerojnë se kafshët janë të mira për shëndetin e njerëzve. Kështu, ata kishin konstatuar se kafshët shtëpiake janë të mira për menaxhimin e mirëqenies mendore, e në veçanti gjatë periudhave të ndryshme të krizave.

Por, kafshët shtëpiake kanë edhe efekte negative emocionale dhe psikologjike, në veçanti kur ato ngordhin dhe pronari mërzitet.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top