Mirëqenie

April 2, 2019 | 8:45

Kafshët shtëpiake rinojnë me 10 vjet moshën e tretë

Kafshët shtëpiake janë një recetë e mirë për të jetuar shëndetshëm dhe gjatë. Veçanërisht pas moshës 65 vjeçare, kafshët e përmirësojnë ndjeshëm mirëqenien fizike dhe mendore. Për dy arsye, pasi kafsha shtëpiake kërkon përkujdesje dhe në rastin e një qeni lëvizjet jashtë banesës janë të detyrueshme.

Por kjo përkujdesje ndikon edhe piskologjikisht, që sipas studimit të fundit mbi këtë temë rezulton se biologjkisht ndjehen 10 vjet më të rinj të gjithë ata që kanë një kafshë shtëpiake. Por ekspertët që kanë marrë në shqyrtim qindra mijëra raste, shpjegojnë se tek të moshuarit që përkujdesen për miqtë e tyre me putra ka edhe gjendje shëndetësore më pozitive, komplikimet në sëmundje janë më të pakta, preken më pak nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanë një prirje shumë më të ulët ndaj depresionit apo stresit.

Pra një arsye më tepër përse duhet mbajtur një qen apo mace në të gjitha moshat, veçanërisht në moshën e tretë ku prezenca e tyre rinon dhe përmirëson shëndetin e jetën.

 

 

Burimi / Klan Plus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top