Mirëqenie

October 11, 2019 | 8:45

Kaliumi, një mineral i rëndësishëm për njeriun. Ja ushqimet që e përmbajnë me shumicë

Nëse jeni diagnostikuar me mungesë kaliumi, ose dëshironi ta parandaloni atë, duhet të adoptoni një dietë që përmban ushqime të pasura me këtë mineral. Hipertensioni, kapsllëku dhe lodhja janë vetëm disa nga simptomat që shoqërohen me mungesë kaliumi.

Kaliumi është një mineral thelbësor për qeniet njerëzore, dhe sasia e tij në trupin tonë varet vetëm nga sasia që konsumojmë përmes ushqimit.

Mbajtja e një diete të shëndetshme që përmban ushqime të pasura me kalium është mënyra më e mirë për të parandaluar hipertensionin, lehtësuar kontraktimet e muskujve dhe promovimin e funksioneve nervore dhe të trurit. Sipas OBSH-së, një i rritur ka nevojë për rreth 3510 mg kalium në ditë. Më poshtë rendisim 10 ushqimet e pasura me kalium.

Banane. Një frut me madhësi të mesme përmban rreth 425 mg kalium, dhe është një nga burimet më të pasura natyrore të këtij minerali thelbësor.

Patate. Një patate e mesme përmban rreth 925 mg kalium. Sidoqoftë, nëse gatuhet në ujë, pjesa më e madhe e kaliumit shpërndahet, për këtë arsye rekomandohet gatimi i tyre në furrë dhe me lëvozhgë.

Spinaqi. 100 gram spinaq të gatuar përmban 290 mg kalium. Kjo perime e shkëlqyeshme është një nga më të pasurat në kalium.

Kajsi. Dy fruta të mesme përmbajnë 380 mg kalium. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës C.

Portokall. Një kokërr përmban 237 mg kalium, përveç që është i pasur me vitaminë C, flavonoide dhe vajra esencialë.

Mango. Një frut përmban 325 mg kalium. Mango është veçanërisht e pasur me lëndë ushqyese dhe veti terapeutike.

Kivi. Një frut me madhësi të mesme përmban 240 mg kalium, dhe gjithashtu është i pasur me vitaminë C dhe fibra dietike.

Domatet. 100 gram domate të freskëta përmbajnë 210 mg kalium. Sugjerohet të hani domate të freskëta: ato industriale kanë humbur shumicën e ushqyesve të tyre.

Angjinare. Një perime e gatuar përmban rreth 350 mg kalium.

Avokado. Njihet për yndyrnat e shëndetshme, në një çerek avokado gjejmë rreth 245 mg kalium.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top