Mirëqenie

December 12, 2018 | 14:04

Kaliumi parandalon sulmet në zemër dhe tru

Konsumimi çdo ditë i bananeve mund të ndihmojë në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit, thonë hulumtimet e reja. Të pasura me kalium, ushqimet si banania i pengojnë bllokimet fatale dhe parandalojnë ngushtimin e artereve.

Hulumtuesit nga Universiteti i Alabamas i kanë zbuluar këto efekte pasi kanë analizuar minjtë të cilët kanë qenë të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Minjtë të cilët ishin ushqyer me dieta që përmbanin sasi të larta të kaliumit kishin pasur shëndet më të mirë kardiovaskular.

Nga ky studim, dhe nga shumë hulumtime tjera, thuhet se kaliumi – mineral vital – ndihmon në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe trurit te njerëzit. Sidoqoftë, shkencëtarët gjithashtu tregojnë se sasitë e tepërta të kaliumit mund të shkaktojnë dhimbje të lukthit, marramendje dhe diarre.

Për këtë arsye ekspertët shëndetësor rekomandojnë të konsumoni 3,500mg kalium në ditë – çereku i kësaj sasie përmbushet nga dy banane të vetme. Ushqimet tjera të pasura me kalium janë patatet, brokoli, farat, peshku, etj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top