Dhimbja e kokës është një ndër më të zakonshmet dhe ndodh për një sërë shkaqesh. Përveç njerëzve kronikë, pjesa tjetër e popullsisë ka më shumë shqetësime gjatë muajve të vërës, pasi në këtë kohë ekspozimi në diell është i madh dhe kjo shkakton çrregullim.
Receta e mëposhtme qetëson dhimbjen e kokës brenda pak minutave.
- 1/2 lugë çaji piper i kuq
- 1/2 lugë çaji xhinxher pluhur
- 3 lugë gjelle mjaltë natyral organik
- 1/4 filxhan lëng limoni
- 1/4 filxhan uthull molle
Udhëzime:
Në një tenxhere përzieni lëngun e limonit dhe uthullën e mollës. Shtoni mjaltin, piperin e kuq dhe xhinxherin. Hidheni masën e përftuar në një kavanoz dhe ruajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Rekomandohet të konsumoni 1 deri në dy lugë çdo ditë./Balkanweb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.