Dy të tretat e kalorive mesatare vijnë nga yndyrnat, sheqernat dhe niseshtet e rafinuara. Kaloritë e këtyre ushqimeve janë quajtur boshe, sepse ato nuk prodhojnë vlera ushqimore dhe shpesh janë të fshehura në ushqimet e përpunuara dhe janë ushqime që zakonisht peshojnë pak por që përmbushin menjëherë urinë tonë.
Përshembull, dy biskota prodhojnë më shumë kalori, sesa 0,45 kg karota dhe janë të të lehta për tu ngrënë, por ato nuk prodhojnë vitaminat ose minerale. Nëse çereku i dietës tuaj nga pesha, dhe dy të tretat nga kaloritë, konsistojnë në ushqime të tilla të shpërbëra, atëherë është një dhomë e vogël e mbetur për të akomoduar nivelet kryesore të ushqyesve esencial. Gruri, përshembull, ka njëzetë e pesë ushqyes të larguar në proçesin e rafinimit që e kthen atë në miell të bardhë, akoma vetëm katër (hekur, B1, B2 dhe B3) janë zëvendësuar. Mesatarisht, 87 përqind e mineraleve kryesore, zink, krom dhe magnez kanë humbur. A kemi ndryshuar ne?
Kjo bën të mundur ngritjen e tre pyetjeve. Çfarë kemi ne nevojë? A janë mjaftueshëm nivelet e nevojave ditore? Si mund t’i arrijmë marrjen e nevojshme?
Pse të ndjerit “shumë mirë” nuk është mirë
Kjo ndodh për shkak se njerëzit nuk janë duke marrë sasinë e mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve. Që nga 1980, studime të duhura shkencore, që kanë përdorur suplemente multi-ushqyese kanë treguar që ato rrisin imunitetin, rrisin nivelin e inteligjencës, reduktojnë defektet e lindjes, përmirësojnë zhvillimin e fëmijës, reduktojnë të ftohurat, ndalojnë dhimbjen e menstruacioneve, përmirësojnë fortësinë e muskujve, balancojnë humorin, reduktojnë agresionin, rrisin energjinë, reduktojnë rrezikun e kancerit dhe të sëmundjes së zemrës, dhe promovojnë një jetë sa më të gjatë e të shëndetshme. Pjesa më e madhe e njerëzve thonë që ndihen mire, duke pranuar të ftohurën, dhimbjen e kokës, ulçerën e gojës, dhimbjen e muskujve ose menstuacioneve, luhatjet e humorit, përqëndrimin e dobët dhe mungesën e energjisë.
Çfarë është optimale?
Nevojat ditore nuk janë mjaftueshëm për shëndetin optimal. Disa thonë që suplementet janë një shpenzim parash.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.