Teprimi me kalori ndikon në zhvillimin e sëmundjeve kronike inflamatore dhe autoimunitare, si skleroza multiple ose diabeti i parakohshëm, për shkak të stimulimit kronik të mekanizmit që është përgjegjës për kontrollin e nivelit energjik ndërqelizor, i cili, nga ana tjetër, për të funksionuar mirë duhet të pësojë luhatje të vazhdueshme. Në prani të obezitetit dhe mbipeshës aktivizimi i saj përkon me një pakësim të linfociteve T.
Studimi i botuar në revistën “Immunity” u krye nga laboratori i “Immunologia dell’Ieos-Cnr” në Napoli, në bashkëpunim me Universitetin e Los Angelos-it dhe të Yale-it.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.