Posta

April 20, 2017 | 9:28

Kam frikë t’i jap makinës

Why women can't drive | comment

Puna ime është në një distancë të konsiderueshme, ndaj e kam të domosdoshme të përdor makinën. Punën e dua shumë dhe nuk kam as dëshirën më të vogël ta ndërroj, por jam e terrorizuar nga ideja që t’i jap vetë makinës. Trafiku në Tiranë është përtej kufijve të normales dhe ashtu siç e shoh unë, shoferët janë fare të papërgjegjshëm. Për këtë arsye, çdo ditë im atë më shoqëron me makinë. Kjo nuk më duket ide e mirë, jo vetëm sepse i duhet të shpenzojë kohë duke më çuar në punë, por edhe sepse unë dua ta kaloj pas krahëve këtë fobi. Si t’ia dal mbanë?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Duhet të ndjeheni vërtetë e rraskapitur nga zgjedhja që bëni çdo ditë. Jeni përballë dy kërkesave shumë të rëndë- sishme: të shkoni në punë dhe t’i jepni makinës… Ndërsa lexoja historinë tuaj më vinte t’ju pyesja nëse keni përjetuar ndonjë ngjarje jo të këndshme, ku makina ka qenë pjesë e saj? …Mund të jenë të shumta arsyet se pse keni frikë. Të kesh frikë është shumë e rëndësishme për njeriun, sepse e mbron atë nga rreziqet që i kanosen. Dhe të gjithë ne jemi të rrezikuar potencialisht për të qenë pjesë e rreziqeve. Edhe duke mos i dhënë fare makinës, mund të përjetojmë një aksident nga dikush tjetër… Po të ishte kështu, atëherë do të ndalonim së jetuari. Jeta është e bukur për të mos rrezikuar ta jetosh. Një autor spanjoll thotë: “Një jetë e jetuar me frikë është si një jetë e jetuar përgjysmë”. Ndaj dhe duhet të shkarkoheni nga kjo frikë. Mendoni për një moment se si ia bën babai juaj, i cili çdo ditë ju shoqëron me makinë për në punë? Kur ai në moshën e tij ia del më së miri, atëherë si mund të mos ia dilni ju me energji më të mëdha dhe me mendje më të freskët? Për sa kohë jeni pajisur me një leje drejtimi, do të thotë se jeni e aftë t’i jepni makinës. Ndaj provoni fillimisht t’i jepni ngadalë dhe në distanca të shkurtra. Kërkojini dikujt t’ju shoqërojë në këtë guidë fillestare. Respektoni ritmin tuaj. Provoni të argëtoheni, duke udhëtuar në vende që ju japin kënaqësi. Shpejt do të kuptoni se makina është një mjet për të arritur qëllimin e jo qëllimi në vetvete.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top