Posta

November 5, 2015 | 15:25

Kam humbur vetëbesimin!

Denata ToceNga: Denada Toçe

 

 

 

 

 

Prej disa muajsh jam shkëputur nga një lidhje martese, ecuria e së cilës la pasojë tek unë. E besoj këtë pasi nuk kam dëshirë të merrem as me djalin, as me veten. Në punë shkoj pa dëshirë, por s’kam ç’bëj, më nevojitet paga. Kushdo kërkon të më flasë apo të më shoqërojë diku në shëtitje, e refuzoj. Si të dal nga kjo gjendje? E.L

Përgjigjie: Mendoj se partnerët që përballen me divorcin, hasin thuajse të gjithë të njëjtat vështirësi. Nuk është e lehtë të përballesh me realitetin e ri, ku ende ka shumë reflekse në të përditshmen që të kujtojnë realitetin e mëparshëm. Prej tyre është fillimisht vështirë të shkëputesh, por edhe prej vërshimit të mendimeve që kanë ende në kodin e tyre stilin e vjetër të jetës. Kurajw, këto janë momentet më të vështira, të cilat me kohën bëhen të vjetra. Po të shikojmë një malore të cilën do të duhet ta ngjisim, fillimisht trupi torturohet nga mendimi “bo…, si do t’ia dal”, por kur ngjitemi, dhe kemi mbërritur në majën e saj, jemi krenarë për veten. Tashmë ju jeni në gjysmë të malores, keni kaluar fazën para-divorc dhe gjatë divorcit. Post-divorc është fazë e cila gjithashtu do të duhet të kalojë dhe së bashku me atë, uljet e humorit janë të natyrshme. Vlen të merret në konsideratë gjendja juaj aktuale, dhe ju jeni personi kryesor që mund të dilni nga kjo situatë. Prirja e mendjes në këto raste është të nxjerrë në pah dhimbjen e dështimit të marrëdhënies. Provoni të shikoni anën pozitive të situatës, mundësinë për të ndryshuar, vlerën për t’u përballuar me gjëra të reja që jeta ofron. Filloni me ndryshime të vogla por që janë mjaft domethënëse në modifikimin e stilit të jetesës. Ndryshoni sistemin e shtëpisë, blini diçka të re që e keni patur prej kohësh me qejf, ndryshoni modelin ose ngjyrën e flokëve. Fokusohuni në prioritetet e jetës suaj dhe paralelisht MOS harroni të vendosni veten tuaj, si gjëja më e çmuar që keni. Edhe pse e vështirë të dalësh nga shtëpia, provoni pa sforco ta bëni, mbas pak do të ndjeheni mirë. E fundit, mos harroni se ju keni të drejtë të ndjeheni edhe keq, dhe fëmija juaj do të duhet ta dijë e ta njohë këtë fakt, ndaj dhe vlen që të mos shqetësoheni më shumë se ç’duhet nëse ka ditë e momente që nuk jeni shumë në formë për t’iu gjendur afër fëmijës suaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top