Kjo është letra e një vajze, e cila vite më parë, ka qenë në kujdes intensiv, dhe që sot i merr me më shumë butësi përballjet me urgjencat ndaj Koronavirus: “Mjekët dhe infermierët bëjnë një punë të madhe. Tani sistemi ynë i kujdesit shëndetësor ka nevojë për një ndihmë të vogël nga të gjithë”.
Ajo përçon një mesazh, i cili në kohën e përhapjes së virusit tanimë pandemik, ngarkon me shumë përgjegjësi bluzat e bardha.
E morëm këtë letër, firmosur nga vajza e një mësueseje milaneze. Kjo vajzë u shtrua në terapi intensive përpara urgjencës për Koronavirus, për arsye që nuk lidhen me këtë infeksion. Vendosëm të mos e publikojmë emrin e saj, për të ruajtur privatësinë, e cila ka për qëllim të jetë një apel për ta trajtuar seriozisht këtë infeksion. Dhe në ndjekje të indikacioneve ndaj atyre që kërkojnë të qëndrojnë në shtëpi, të kufizojnë kontaktet sociale dhe kështu ta ndalojmë këtë virus.
“Perceptimi i asaj që lexojmë dhe ato që na thonë, për shumë mund të duket e largët. Ndoshta sepse shumë, për fat të mirë, nuk kanë prekur me duar pasojat e fjalëve që dëgjojmë këto ditë.
Dhjetë vjet më parë, një nga këto vende të terapisë intensive më preku mua.
Për një javë.
Më duhej një ambulancë që, falë një sistemi shëndetësor jo të rrëzuar, më garantoi një kohë mbërritjeje të dobishme për menaxhimin e përsosur të urgjencës.
Falë një sistemi shëndetësor efikas dhe rregullisht funksionues, ai vend ishte garanci për mua: dhe pa atë vend, unë nuk do të isha këtu për të shkruar.
Kalova 5 ditë në atë shtrat: duke pritur që të më bënin ndërhyrjen e dytë kirurgjikale të nevojshme. Një ndërhyrje për të cilën shanset (meqenëse na pëlqen të luajmë me numrat që lexojmë në gazeta, dhe që shumë nga ata që flas të ndjehen të sigurt falë përqindjeve që ata lexojnë) ishin në favorin tim. Po, në rastin tim numrat funksionuan. Por në mes të këtyre përqindjeve ishin 24 orë, për 5 ditë; plus 24 orë të tjera për 2 ditë të tjera, pas ndërhyrjes.
Ato orë – kaluar nga zgjimi i alarmit deri tek e tashmja, pavarësisht morfinës – nuk mund t’i heq nga koka ime: as tani.
Ulërimat e një djali pranë meje, që u zgjua me tuba dhe që kërkonin të çliroheshin.
Gjaku i thatë në flokë që nuk kish mundur të hiqej.
Sonda që depërton në fyt dhe pa të cilën nuk mund të bëni, edhe nëse dëshira për ta shqyer është shumë e fortë.
Etja, sepse lëngjet që ju nevojiten vijnë nga vena, por goja është aq e thatë sa nuk ju lë të flini.
Dhe përkundër kësaj, e perceptova dhe përfitova nga puna e jashtëzakonshme e mjekëve, infermierëve, punonjësve shëndetësorë që na garantuan për kujdesin natën dhe ditën, vëmendjen dhe madje edhe dashurinë. Një punë e madhe tashmë në situata normale: e lëre më në këto ditë.
Kjo është një pjesë minimale i “vendit në terapinë intensivë” që nëse arrin ta pushtosh, me gjithë përqindjet e favorshme, qëndron brenda teje , dhe që dhjetë vjet më vonë, të mban zgjuar në netët kur nuk mund të flesh.
Për kë më thonë se nuk është e drejtë, se është i ngopur, se nuk është e vërtetë, se është e padurueshme: të qëndrosh në shtëpi, të kufizosh daljet e nevojshme, është mrekulli krahasuar me gjithçka tjetër.
Sistemi ynë shëndetësor, kur mund të funksionojë ashtu si duhet, është i jashtëzakonshëm. Dhe për të punuar, duhet pak përpjekje nga të gjithë.
Kështu që secili prej pacientëve mund të mendojë të thotë se djali i ambulancës më tha një natë kur erdhi të më shihte: “A e pe që gjithçka shkoi mirë?”
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi corriere.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.