Aktualitet

November 28, 2022 | 10:10

“Kam shumë pishmane”/ E ndjen gjithmonë mungesën e mamasë, Mariana Kondi përlotet në mes të programit: Do të doja ta përqafoja…

Aktorja e njohur Mariana Kondi është përlotur në mes të intervistës, teksa rrëfeu disa të pathëna nga jeta e saj personale.

E ftuar në “S’e Luan Topi”, Mariana tregoi sa shumë ia ndjen mungesën e mamasë së saj dhe se do të dëshironte shumë ta kishte pranëpër t’a përqafuar.

 “Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja. Por ja që nuk është, por është  pranë meje”,-tregoi aktorja.

Më tej Kondi zbuloi se nuk i shkon as në varreza, pasi e ka shumë të vështirë të përballojë mendimet që i vijnë teksa ndodhet aty.

 “Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se nuk e përballoj dot edhe mendoj se çfarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”,– tregoi Mariana.
Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top