Lifestyle

October 25, 2016 | 8:24

Kamera e sigurisë filmon fëmijën në mes të natës/ Babai: Ta ndëshkoj apo ta përqafoj?

Një baba nga Florida, teksa kontrollonte pamjet e tij të sigurisë në shtëpi pa edhe disa pamje të habitshme: të birin e tij në mes të natës, duke u hedhur në divanin në dhomën e ndjenjes.

Ai ishte zgjuar në dy të natës dhe luante në divanin e ri që kishte blerë i ati, fikte dhe ndizte dritën e kuzhinës teksa bridhte nëpër dhomë.

Cody Wray i shpërndau këto pamje në faqen e tij në Facebook, ku shkruan: “Duke parë pamjet e kameras së sigurisë, pashë këtë në mes të natës në kuzhinë”.

Mesa duket, kur Cody, që jeton në Tampa të Floridas, u përball me të birin, vogëlushi i tha të atit: “të kam thënë që çohem ndonjëherë në dy të natës”.

Kur gjeta videon, nuk po dija të vendosja nëse duhet ta ndëshkoja që luante në divanin e ri, apo ta përqafoja për këtë suprizë të këndshme që s’e kisha parë kurrë”, tha Cody.

Ashtu si shumica e prindërve edhe Cody Wray dhe gruaja e tij Becci kanë rregulla, kur vjen puna për mobiljet e reja.

Dhe duket se kjo e ka nxitur 6-vjeçarin Dylan të bëhet rebel.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top