Një mësuese kanadeze, e cila inkurajon shpresë dhe aktet e mirësisë në një shkollë të largët në mesin e komunitetit Inuit në Arktikë është përzgjedhur si mësuesja më e mirë në botë.
Maggie MacDonnell quhet mësuesja që mori çmimin vjetor’ Mësuesja Globale’, duke fituarr 1 milionë dollarëi në një ceremoni në Dubai, duke mundur rreth 20.000 aplikantë nga e gjithë bota që po konkurronin.
Ajo ka punuar për gjashtë vitet e fundit në një fshat të largët quajtur Salluit, me një popullsi pak më shumë se 1300 vetë dhe mund të arrihet vetëm nga ajri.
Duke folur për The Associated Press pas fitores së saj, MacDonnell tha se planifikon të përdorë paratë e çmimit për komunitetin në Salluit, për të krijuar një program për administrimin e mjedisit, për të lidhur të rinjtë me shumë me traditat e tyre kulturore. Ajo tha se shpreson se çmimi të sjellë vëmendje për komunitetet indigjene të Kanadasë, “në mënyrë që ato të trajtohen me dinjitetin që meritojnë.”
Këmbëngulje e saj për të vazhduar mësimin në zona të largëta, ku shumë largoheshin në mes të vitit, e bëri atë një njeri të shquar, prej së cilës rrëmbeu dhe çmimin. MacDonnell ka krijuar një numër të programeve për djemtë dhe vajzat, duke përfshirë mentorimit e punës dhe fondeve për të ndihmuar me ushqim të shëndetshëm. Në mesin e përpjekjeve të saj të shumta, MacDonnell ka krijuar një palestër për të rinjtë dhe të rriturit në komunitetin lokal, ku përdorimi i drogës dhe normat e alkoolizmit janë të larta për shkak të dimrit të ashpër të rajonit dhe izolimit.
Ajo është përgëzuar nga kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili tha se ajo po ndihmon thelbësisht në “formësimin e të ardhmes”.
Fondacioni Varkey është një organizatë jo- timprurëse e themeluar për të përmirësuar standardet e arsimit për fëmijët e paprivilegjuar të gjithë botën. Një metodë interaktive e mësimdhënies duket të ndihmojë të rinjtë të angazhohen më shumë dhe të japin kreativitet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.