Mirëqenie

June 17, 2017 | 9:00

Kanceri i gjirit, e pakët kultura e pranimit

1

Të jetosh është bukur, por jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Vdekja dhe dashuria nuk njohin diferencë. Jetojmë kohë të vështira nga ajo që kaluam, e kjo nuk ka sesi të mos shoqërohet dhe me një sërë problemesh. Mbi të gjitha ka mjaft stres. Të gjitha këto probleme vijnë nga burime të ndryshme. Prej tyre mund të përmend ato më thelbësoret: pasiguria
për jetën dhe ndryshimet sociale. Në gjithë këto kapërcime jetësore, shëndeti parësor mbetet prioritet kryesor. Por, në mentalitetin tonë, nuk ekziston ende kultura e kujdesit shëndetësor. Njerëzit vazhdojnë të kenë tabu e t’i pranojnë sëmundjet e këqija.

bardhaSot, me gjithë ndërgjegjësimin që bëhet, treguesit sërish flasin për mungesë vëmendjeje ndaj diagnostikimit, duke mos treguar kujdesin e duhur për ta parandaluar jo vetëm kancerin e gjirit, por çdolloj tjetër sëmundjeje. Përjashtuar kryeqytetin, është fakt dhe fatkeqësi që profesionalizmi i mjekëve lë për të dëshiruar, humbja e besimit nga pacientët krijon një hendek mes këtyre dy shtyllave. Në zonat e thella të vendit, mungon po ashtu edhe roli i psikologut, gjë që pretendohet se përmirëson jo vetëm kushtet psikofizike të pacientes së diagnostikuar me kancer, por ndihmon edhe të afërmit e saj. Te ne ka shumë për të bërë në sistemin shëndetësor, ku më kritike mbeten rajonet e largëta, ku mungojnë deri shërbimet elementare mjekësore. 

Mendësia për ta pranuar sëmundjen 

Shoqëria jonë ka ende paragjykime për sëmundjet e rënda. Ajo luhatet midis së vjetrës dhe të resë, pranimit dhe mospranimit. Vetëm aty ku kultura është më e lartë, problematikat dhe vështirësitë kalojnë më lehtë. Për temën në fjalë, e sëmura me kancer gjiri përjeton një stres të jashtëzakonshëm dhe në momentin që ajo e mëson këtë gjë, nëse nuk ka pranë bashkëshortin, familjen, këdo që dëshiron t’i qëndrojë pranë, ajo e kalon këtë periudhë me pasoja të rënda. Ajo mbyllet në vetvete, dëshpërohet, mendon deri të vetëvritet, pra përjeton një formë depresioni të rëndë. Ndërsa në rastin kur gruaja është intelektuale, njeh simptomat,
ka mbështetjen e familjes. Ajo e kalon me durim këtë sprovë të jetës. Jeton çdo ditë duke çmuar dhe sekondat që jeta i ofron. Ajo e lufton sëmundjen e
saj me kurajë.

Po fundja, të gjithë një ditë do të largohemi nga kjo botë, por të gjithë duhet të kuptojmë se jeta duhet jetuar mirë, shëndetshëm, larg stresit, me dashuri dhe pozitivitet ndaj njëri-tjetrit. Sepse jeta jetohet vetëm një herë. Jetoje bukur atë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top