Mirëqenie

October 25, 2019 | 9:10

Kanceri i gjirit: fushata që përdor limonin për të ndihmuar në njohjen e simptomave

Organizata jofitimprurëse World Wide Breast Cancer ka parë të përshtatshme për të hartuar një fushatë për parandalimin e kancerit të gjirit, duke përdorur limonin. Përmes një ikonografie që përfshin 12 limona me parregullsi u është treguar grave se si lindin anomalitë që lidhen me një karcinomë të mundshme.

Për më tepër, ndërgjegjësimi për këtë temë është i rëndësishëm dhe shoqatat e Kancerit të gjirit në mbarë botën bëjnë vërtet shumë për t’u siguruar që ka vëmendje dhe parandalim të kësaj sëmundjeje.

Në fakt, kanceri i gjirit aktualisht është i përhapur dhe janë të shumta rastet kur fundi nuk është i lumtur pas betejës së tmerrshme të kësaj sëmundjeje. Historia na mëson se shumë herë, ne ndërhymë shumë vonë në tumor dhe kjo ndodh pikërisht sepse gratë nuk kanë qenë në gjendje t’i njohin në kohë simptomat.

Në lidhje me këtë temë, ka shumë fushata ndërgjegjësimi që lidhen me kancerin e gjirit. Ndër këto është ajo e organizatës jofitimprurëse World Wide Cancer Breast, e cila me një ide origjinale dëshironte të mbështeste luftën kundër kancerit të gjirit.

Falë kreativitetit të Corrine Ellsworth Beaumont, imazhi që përshkruan 12 limonë në një kuti vezësh është bërë viral. Secili prej tyre karakterizohet nga një parregullsi që korrespondon me një anomali të caktuar në gji dhe që mund të shtojë dyshimet për një tumor.

Këto përfshijnë tërheqjen e lëkurës, venë që ndryshon pamjen, njolla në lëkurë, tërheqje të thithkave, trashje të lokalizuar të lëkurës, nxehtësi dhe skuqje, ndryshim në formë dhe madhësi, parregullsi, gjëndra, rrjedhje gjaku. Të gjitha këto janë simptoma që duhet të paralajmërojnë gratë për një karcinomë të mundshme.

Sipas shoqatës zgjedhja e limonit u bë për faktin sepse fara që gjendet në të është shumë e fiskuar dhe është mjaft e vështirë për t’u hequr, njësoj si gjëndrat kancerogjene. Parandalimi, fillon me vetë-ekzaminim, i cili duket se është përsëri instrumenti i parë i nevojshëm për luftën kundër kancerit të gjirit.

 

Burimi / dilei.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top