Këshilla & Arsye

October 1, 2018 | 12:28

Kanceri i gjirit… Ja si ta zvogëlojmë rrezikun

Tetori njihet ndryshe dhe si muaji i sensibilizimit të kancerit të gjirit. Në kuadër të tij një informacion në lidhje me të është i vlefshëm për të gjithë. Kanceri i gjirit është një tumor që zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Kanceri i gjirit është rritja jashtë kontrollit dhe përhapja e qelizave jo normale të indit të gjirit. Këto qeliza grumbullohen, formojnë një tumor i cili shtyp, përhapet dhe shkatërron indin normal të gjirit. Pa mjekim këto qeliza përhapen në pjesët fqinje e më pas në të gjithë trupin.

Askush nuk e di shkakun e vërtetë të kancerit të gjirit, apo nëse Kanceri i gjirit nuk ka një shkaktar të vetëm. Dimë se disa njerëz janë më të rrezikuar për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë duken se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Çdo grua është e rrezikuar për kancer gjiri.

Faktorë rreziku për kancerin e gjirit janë:

  • Mosha mbi 50 vjeç
  • Pasja e një kanceri gjiri më parë
  • Histori familjare të kancerit të gjirit (veçanërisht me nënën, motrën ose vajzën) të diagnostikuara përpara menopauzës
  • Ndryshimet gjenetike prezente me genet BRCA1 ose BRCA2
  • Histori familjare me kancer të ovarit
  • Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë në moshë më të madhe se 30 vjeç
  • Menstruacione në moshë shumë të hershme, para 12 vjeç
  • Menopauzë pas moshë 50 vjeç
  • Përdorimi i mjekimit me hormone (estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite
  • Densitet të shtuar të indeve të gjirit
  • Një histori e një biopsie gjiri që tregon një numër të rritur të qelizave jonormale që nuk janë kanceroze  (hiperplazi atipike)
  • Trajtimi me rreze të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30 vjeçare, p.sh. trajtimi i limfomave Hodgkin
  • Mbipesha dhe obeziteti sidomos në menopauzë
  • Përdorimi i alkoolit
  • Duhanpirja
  • Marrja e kontraceptivëve nga goja e pa kontrolluar nga mjeku
  • Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore
  • Moskryerja e aktivitetit fizik

Por Kujdes! Rreth 70% e Kancerit të gjirit ndodh tek gra të cilat nuk kanë faktorë  që rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë për gratë. Ai mund t’iu prek në çdo moshë, por në shumicën e rasteve prek gratë e moshës mbi 50 vjeç.

Si mund të zbulohet kanceri i gjirit?

Nëse jeni një nga gratë me risk të lartë për Kancer Gjiri, ju mund të keni mundësi të kryeni:

  • Teste depistuese në moshë më të re dhe më shpesh se sa rekomandohet
  • Vlerësim të riskut gjenetik
  • Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top