Mirëqenie

January 31, 2020 | 8:04

Kanceri i gjirit, mbërrin ilaçi që shmang kimioterapinë

Nëntë muaj jetë të fituara për 10,000 pacientë të rinj italianë që luftojnë çdo vit kundër kancerit të përparuar të gjirit. Dhe perspektiva e vonimit të kimioterapisë sa më shumë që të jetë e mundur. Ky është avantazhi i dyfishtë dhe i paçmueshëm i ofruar nga molekula e re abemaciclib, tani e disponueshme edhe në Itali, pas avancimit për rimbursim nga AIFA, agjencia italiane e ilaçeve. Sfida është të ofrojmë një përgjigje për rastet më të vështira, të pacientëve me kancer gjiri të përparuar ose metastatik.

Ilaçi i ri

Për ilaçin e ri të markës Lilly, administrimi është planifikuar në kombinim me një frenues aromataza jo-steroide (anastrozole ose letrozole) ose Fulvestrant, qoftë si terapi fillestare endokrine, ose për gratë që kanë marrë terapi të mëparshme endokrine. Mbijetesa e përgjithshme mesatare arrin 46.7 muaj krahasuar me 37.3 muaj vetëm me trajtim Fulvestrant. Marrësit e kombinimit janë gjithashtu pacientë, tumori i të cilëve është veçanërisht agresiv, që ka përparuar me shpejtësi ose është përhapur në organe të tjera, të tilla si mëlçia dhe mushkëritë.

Jetëgjatësi më e madhe

Për të shpjeguar rëndësinë e abemaciclib është Pierfranco Conte, profesor i Onkologjisë Mjekësore në Universitetin e Padovës dhe drejtor i Divizionit të Onkologjisë Mjekësore 2 në Istituto Oncologico Veneto (Iov), i cili shprehet: “Abemaciclib sjell me vete shifra vërtet të rëndësishëm për shumë gra me kancer gjiri metastatik. Ky ilaç është një frenues selektiv shumë efektiv, i aftë për të zgjatur kontrollin e sëmundjes tek pacientët me kancer gjiri të ndjeshëm ndaj hormoneve, lloji më i zakonshëm i kancerit. Përfitimet përsa i përket mbijetesës pa progresion janë përmendur edhe më parë, por tani, rezultatet e studimit MONARCH 2 tregojnë një përmirësim të konsiderueshëm në mbijetesën e përgjithshme të grave me kancer të përparuar të gjirit HR +, HER2-. Tashmë këta pacientë kanë një mundësi trajtimi që mund t’i lejojë ata të zgjasin jetën e tyre. Të mos harrojmë se kur ata marrin një diagnozë të kancerit të përparuar të gjirit, pacientët mësojnë gjithashtu se sëmundja e tyre, sado që mund të menaxhohet, mbetet e pashërueshme. Sot mund të ofrojmë më shumë shpresë”.

Kohët për kimiot janë më të gjata

Jo vetëm që rrit jetëgjatësinë, por një analizë hulumtuese e të dhënave tregoi se abemaciclib në kombinim me Fulvestrant zgjat më tepër kohën para përdorimit të kimioterapisë, me një kohë mesatare deri në 50.2 muajsh ndaj 22.1 muajve në rastet e përdorimit të placebo. “Kjo shifër – shpjegojnë ekspertët – përbën një moment të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të përparuar të gjirit, pasi mjekët synojnë të vonojnë kimioterapinë sa më shumë që të jetë e mundur”.

 

 

Burimi / https://www.ilsole24ore.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top