Në fokus

April 5, 2019 | 9:25

Kanceri i prostatës, kafja parandalon përhapjen e tij

Kahweol acetate dhe cafestol, dy hidrokarbure të gjetura natyrisht në kafe, kanë aftësinë për të penguar përhapjen e tumoreve, sidomos të kancerit të prostatës. Studimi mbështet se “Hidrokarburet e kafes kahweol acetate dhe cafestol sinergjikisht pengojnë përhapjen dhe migrimin e qelizave të kancerit të prostatës”, i cili është botuar kohët e fundit në revistën ‘The Prostate’ nga pesë studiues japonezë.

Studimi japonez

Iwamoto, Izumi, Kadono, Mizokami dhe Atsushi kanë testuar dy substancat e pranishme në kafe në disa minj të sëmurë. Bazuar në rezultatet, kanceri u rrit me 167% në 11 ditë në subjektet të cilëve iu dha acetat kahweol dhe cafestol, ndërsa në subjektet e patrajtuara rritja ishte deri në 342%.

Rezultati është shumë i mirë, por gjithmonë kërkon kujdes. Mbi të gjitha, studimet dhe testet janë kryer në qeliza të sëmura kafshësh dhe tashmë është e nevojshme të tregohet se përfitimet janë të vlefshme edhe për organizmin e njeriut.

 

 

Burimi / www.caffeblabla.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top