Mirëqenie

June 26, 2018 | 9:25

Kanceri i prostatës, lënia e duhanit rrit mundësinë për të jetuar

Një metaanalizë e kryer nga bashkëpunimi i mjekëve australianë, zviceranë, spanjollë, jordanezë, japonezë dhe amerikanë, botuar në revistën “Jama oncology”, tregon se ndërprerja e pirjes së duhanit rrit mundësinë e mbijetesës, te pacientët me kancer prostate.

Kanceri i prostatës prek 15-20% të burrave, të cilët vdesin në 2.6% të rasteve. Në studimin në fjalë u analizuan të dhënat e 22 mijë e 549 pacientëve, që vuanin nga kanceri i prostatës, të cilët, pas diagnozës, iu nënshtruan prostatektomisë ose radioterapisë.

Pacientët konsumues, që pasi u diagnostikuan me kancer e lanë vesin, rezultuan me një rrezik më të ulët të përsëritjes së tij. Nga ana tjetër, ata që nuk e lanë duhanin treguan një rrezik të lartë për zhvillimin e metastazave të reja dhe vdekjes si shkak i sëmundjes nga e cila vuanin.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top