Mirëqenie

June 11, 2017 | 19:03

Kanceri i trurit mund të parandalohet me vaj ulliri

Përfitimet shëndetësore të vajit të ullirit janë të shumta. Studimet kanë treguar se përdorimi i tij ul rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve të zemrës. Sakaq, nga të dhënat e një hulumtimi të kryer në Britaninë e Madhe, vaji i ullirit mund të ndihmojë edhe për të parandaluar kancerin e trurit.

download

Sipas hulumtuesve, acidi yndyror që gjendet në këtë vaj ndalon aktivitetin e proteinave që shkaktojnë kancerin në qelizat e trurit. Ata besojnë se studimi i tyre mund të hapë derën për hartimin e strategjive të reja për të parandaluar sëmundjen. Sipas shoqatës “Brain Tumor”, do të ketë rreth 80 mijë raste të reja të tumoreve primare të trurit të diagnostikuar në Shtetet e Bashkuara vetëm përgjatë këtij vit.

Nga këto, 26 mijë do të jenë malinje. Në mesin e fëmijëve të grupmoshës nën 14 vjeç, tumoret e trurit janë forma më e zakonshme e kancerit dhe ata janë shkaku kryesor që shpien në humbjen e jetës. Hulumtuesit thonë se studimet e mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar nëse konsumimi i vajit të ullirit mund të ndihmojë për të parandaluar kancerin e trurit. Duhet thënë se rezultatet e deritanishme janë tejet premtuese./Panorama

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top