Dëshmi

June 6, 2023 | 9:04

“Kanë frikë për familjen”, Dua Lipa kritikon qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për komentet mbi emigrantët shqiptarë: Njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk ekziston nevoja…

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka kritikuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar lidhur me komentet mbi emigrantët shqiptarë.

Sipas mediave të huaja, gjatë një interviste, Dua Lipa i tha gazetës Sunday Times: “Sigurisht që dhemb. Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim kulturash. Është pjesë përbërëse e qytetit. Pra, kur dëgjon qeverinë që flet për shqiptarët, për shembull, të dhemb”.

Dua Lipa lindi në Londër nga prindër shqiptarë të Kosovës dhe u “lëndua” nga komentet e bëra nga ministra si ministrja e Brendshme Suella Braverman, e cila veçoi “kriminelët shqiptarë” kur diskutoi për emigracionin vitin e kaluar.

“Është dritëshkurtër dhe mendjevogël, por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz. Sido që të përpiqemi të ndryshojmë retorikën, gjithmonë do të ketë nga ata që mendojnë se ‘Emigrantët po vijnë në vend dhe po na zënë punët!’”, vijoi më tej Dua Lipa për komentet e Braverman.

“Megjithatë, emigrantët që kanë ardhur këtu e kanë fituar paranë e tyre duke punuar jashtëzakonisht shumë. Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri, sepse njerëzit nuk largohen nga vendi i tyre nëse nuk duhet të largohen nga nevoja, nga frika për familjen e tyre”, tha më tej ajo.

 

 

 

 

 

/PanoramaPlus.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top