Kanella është një nga erëzat më të dashura për shkak të aromës së saj. Për shumë është konsideruar si erëza e përsosur për Krishtlindje dhe nuk është e rrallë të gjesh ëmbëlsira dhe biskota të përgatitura me të, në këtë periudhë të vitit.
Përveç që është e mirë, kanella gjithashtu ka shumë vlera që e bëjnë atë unike dhe të mirë për trupin. Në fakt, duket se vetëm një lugë në ditë mund të bëjë ndryshime, duke sjellë shumë përfitime. Le të zbulojmë cilat janë ato.
Pavarësisht nëse gjendet në gatime apo ëmbëlsira, kanella është një erëz e shëndetshme që ndihmon në ëmbëlsimin e ushqimeve. E përkryer për kapuçino, për kos dhe shkon në mënyrë perfekte me aromën e kafesë. Për këtë arsye, konsumimi i një luge në ditë është më i lehtë nga sa mendoni.
Përfitimet që ajo sjell janë:
- Forcon sistemin imunitar
- Është një energji natyrore
- Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
- Ndihmon për të mbajtur nën kontroll sheqerin në gjak
- Ndihmon në djegien e dhjamit dhe humbjen e peshës
- Redukton nevojën për sheqer
- Ndihmon për të ulur trigliceridet
- Është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër të përzierave
- Përmirëson tretjen
- Zbut dhimbjet e menstruacioneve dhe ato të artritit
- Është një qetësues për fytin
- Përmirëson kujtesën
- Ka veti anti-bakteriale
- Sipas disa studimeve ndihmon në parandalimin e disa formave të kancerit
Kujdes: Si çdo ushqim, kanella ka kundërindikacione. Para së gjithash ai përmban nikel, që është arsyeja pse para se ta merrni (veçanërisht nëse jeni alergjik ndaj nikelit) është mirë të kërkoni këshilla nga mjeku juaj. Përdorimi i tij gjithashtu duhet të shmanget nëse keni probleme me mëlçinë. Përdorimi në shtatëzani duhet të jetë i moderuar dhe, në përgjithësi, kanella nuk duhet të përdoret në sasi të tepërt.
Burimi / https://www.chedonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.