Kanella është një ilaç i shkëlqyeshëm natyror për të ulur sheqerin në gjak dhe për të mbajtur nën kontroll diabetin. Kjo aromë e çmuar në të vërtetë ka vetitë hipoglikemike dhe hipotensionale, dhe nuk është rastësi që u rekomandohet të gjithë njerëzve që vuajnë nga diabeti i tipit 2.
Si ëmbëlsues dhe aromatizues, kanella ngadalëson zbrazjen e stomakut dhe rritjen e glukozës në gjak menjëherë pas ngrënies. Konsumimi prej 2 gram në ditë, ju lejon të mbani nën kontroll sheqerin në gjak dhe diabetin, me efekte të dobishme për gjithë trupin.
Në fakt, kanella është përdorur në mjekësi natyrore për shekuj me radhë dhe efektet e saj pozitive në trup janë njohur për një kohë të gjatë. Redukton presionin e lartë të gjakut, kolesterolin dhe trigliceridet, në sajë të pranisë së MHCP, një polifenol i fuqishëm që ka aftësinë për të stimuluar receptorët e insulinës.
Por vetitë e kanellës nuk ndalen me kaq, kjo erz përmban kalcium, kalium, hekur, selen, zink, bakër, mangan dhe fosfor. Ajo është gjithashtu e pasur me vitamina B, C, A, K dhe E. Ajo ka një efekt ngrohës në organizëm, prandaj është zgjedhur gjithmonë si një ilaç natyral kundër gripit dhe ftohjes.
Forcon sistemin imunitar, parandalon plakjen dhe është një antioksidant i fuqishëm. Kanella mund të përdoret gjithashtu si një baktericid dhe antifungal, pasi pengon përhapjen e kërpudhave dhe baktereve, të tilla si Candida dhe Helicobacter pylori.
Rekomandohet për ata që duan të kthehen në formë, sepse përmirëson tretjen, parandalon sulmet e urisë nervore dhe rregullon nivelet glicemik. Ajo kryen një veprim qetësues në gjithë sistemin gastrointestinal dhe është një ilaç për dispepsinë dhe të përzierat.
Si ta përdorni kanellën për të mbajtur nën kontroll sheqerin e lartë dhe diabetin?
Përdoreni atë për të përgatitur pije të shkëlqyera, duke e vluar me ujë dhe duke shtuar një copë rrënje xhenxhefil dhe lëng panje. Jo vetëm kaq: ju mund të shtoni pluhur kanelle në ndonjë pije tjetër, si tek kafeja (në vend të sheqerit), në çaj, në çajëra bimor ose qumësht. Për çdo rast, konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj.
Burimi / dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.