Kapsllëku është një problem shumë i përhapur. Për të patur një zorrë të rregullt, ne e dimë se ne duhet të konsumojmë ushqime të pasura me fibra, por cilat janë ushqimet që duhen shmangur?
Për të luftuar kapsllëkun, nuk mjafton të marrësh fibra dhe të pish shumë ujë, duhet gjithashtu të kujdesesh të shmangësh ushqime të caktuara, të cilat janë irrituese për stomakun dhe zorrët, duke e përkeqësuar më shumë situatën. Ja çfarë është më mirë të mos hani për të pasur një zorrë të rregullt.
Çokollatë
Për fat të keq në listën e ushqimeve që duhen shmangur në rast se vuani nga kapsllëku është edhe një nga ushqimet më të dashur: çokollata. Çokollata në fakt mund të ketë efekte shtrënguese për shkak të tanineve që përmban, por është vërejtur se ajo e errët (me të paktën 75% kakao) mund të përmirësojë funksionet e zorrëve për shkak të pranisë së magnezit, i cili është në gjendje të veprojë në tkurrjen e muskujve të zorrëve.
Majonezë
Sa i përket majonezës, është e preferueshme që të përgatitet në shtëpi, pasi është më pak irrituese se ajo industriale, e cila e bënë zorrën dembele.
Pijet me sheqer dhe të gazuara
Për të luftuar kapsllëkun ju duhet të pini shumë ujë. Gjithashtu shmangni pijet me sheqer, me ngjyrues dhe të gazuara pasi irritojnë muret e zorrëve si dhe krijojnë ënjtje. Vëmendje kushtojini edhe pijeve shumë të ftohta.
Qumështi
Normalisht mendohet se qumështi mund të ndihmojë për të luftuar kapsllëkun, por në realitet ai me shumë yndyrë është irritues i zorrëve që krijon situata të dembelosjes së zorrëve, për më tepër ngadalëson zorrët për shkak të përmbajtjes së kalciumit. E njëjta gjë vlen edhe për krem, gjalpë dhe djathëra yndyror. Kosi natyral, me pak yndyrë dhe pa sheqer mund të ndihmojë në rikthimin e florës bakteriale.
Mishi
Mishi dhe mishi yndyror në përgjithësi janë një armik për gjithë sistemin e tretjes, duke shkaktuar probleme nga vështirësia e tretjes deri në problemet e evakuimit. Dhjami, kripërat, aditivët gjithashtu duhen eliminuar.
Peshku i skuqur
A është peshku i skuqur i preferuari juaj? Bëni mirë ta shmangni nëse vuani nga kapsllëku. Të skuqurat janë veçanërisht irrituese për zorrët dhe jo lehtësisht të tretshme për stomakun, duke krijuar ngadalësime që ndikojnë në të gjithë procesin e tretjes. Varietete të caktuara peshqish janë më problematik se të tjerët, në rastin e kapsllëkut është më mirë të kufizohet konsumi i krustaceve, molusqeve, salmon, ton, skumbri dhe açuket.
Miell të bardhë
Bukë, ëmbëlsira dhe gjëra të pjekura të përgatitura me miell të rafinuar janë armiq të zorrëve. Preferoni ushqime integrale që në sajë të furnizimit me fibra mund të ndihmojnë në peristaltikën e zorrëve. Një diskutim i veçantë duhet të bëhet në rastin e sëmundjes celiac ku këto ushqime janë eliminuar nga trupi me shkarkimin e dhimbshëm.
Pikantet
Ndërsa nga njëra anë pikantet aktivizojnë metabolizmin, nga ana tjetër mund të irritojnë muret e zorrëve, kështu që është më mirë t’i përdorësh me masë, sidomos ato shumë djegëse, të tilla si piper dhe piper djegës. Është e qartë se konsumi i ushqimeve shumë djegëse duhet të jetë gjithashtu i kufizuar.
Alkooli
Alkooli i marrë në sasi të mëdha përkeqëson murin e zorrëve, si dhe shkakton çrregullime të tretjes dhe parandalon asimilimin e saktë të ushqyesve, vitaminave dhe kripërave minerale, të cilat janë të dobishme për funksionimin e organizmit në mënyrë perfekte.
Ushqimet industriale
Në përgjithësi, ata që kanë probleme me kapsllëkun duhet të jenë të kujdesshëm për të gjitha ushqimet industriale të përpunuara dhe të tejpunuara, të tilla si ato të rafinuara, të tymosura dhe të pasura me konservues, aditivë dhe ngjyrues, pasi ato mund të irritojnë dhe ndryshojnë florën bakteriale.
Burimi / dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.