Mirëqenie

August 11, 2018 | 8:10

Karafili, dobitë e tij në shëndet dhe si afrodiziak

I njohur me emrin shkencor Eugenia Carylphillata, karafili daton hershëm në vitin 1721 përpara Krishtit në ishujt Molukas në Indonezi. Më vonë pati përhapje të gjerë në Kinë, Filipine, Brazil, Madagaskar, Tanzani, Zanzibar, Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut.

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Aida Shquti, Master Shkencor për Mësuesi në Gjuhën Angleze në UT, e apasionuar pas të bukures, inovatives në stilin e jetesës dhe mirëqenies

Arabët e sollën karafilin në Europë në shekullin e katërt. Kinezët e kanë përdorur karafilin për më shumë se 2000 vjet si fragrancë dhe si erëz. Sot Zanzibari është prodhuesi kryesor i karafilit.

Kjo erëz gjendet në natyrë gjatë gjithë vitit, gonxhja e të cilit thahet derisa merr ngjyrën kafe dhe përdoret e grirë në ushqime ose si vaj esencial, por me vlera shëndetësore.

Karafili ka veti antibakteriale, antiinflamatore, antiseptike duke vepruar si analgjezik. Eugenoli është substanca që i jep karafilit erën karakteristike. Nëse mbajmë karafil të thatë në gojë, largojmë erën e keqe si edhe ndihmojmë shëndetin oral duke luftuar kariesin, dhimbjen e dhëmbëve dhe të mishrave.

Është vërtetuar se karafili promovon sekretimin e enzimave tretëse. Në këtë mënyrë ai përmirëson tretjen, lufton konstipacionin dhe dhimbjen e stomakut. Vitaminat A, C, K dhe Beta karoten gjenden te karafili, si edhe mineralet si: hekuri, mangani, potasiumi, magnezi dhe selenium.

Përfitime të tjera të karafilit janë përmirësimi i qarkullimit të gjakut, stimulim i imunitetit, kontrolli i kolesterolit, ndihmon të sëmurët me tiroide dhe ato me diabet, vret parazitët, çliron gazrat, eliminon aknet, kuron plagët, lufton të ftohtin dhe gripin dhe dhimbjen e fytit, redukton dhimbjet e kyçeve, lufton osteoporozën dhe artritin.

Karafili është edhe një afrodiziak i mirë. Mund ta përdorim në formën e çajit të ngrohtë për të ndihmuar tretjen, për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak në rastin e të sëmurëve me diabet, gjithashtu edhe për të luftuar ankthin dhe problemet me pagjumësinë.

Vajin e karafilit mund ta hedhim me pika në ujë dhe ta përdorim si freskues dhe aromatizues ambienti.

Kujdes: Përdorimi i karafilit nuk këshillohet për gratë shtatzëna dhe ato me gjidhënie. 

Në rastet e përdorimit të karafilit duhet të kujdesemi të mos tejkalojmë masën, sepse në të kundërt ka veti djegëse dhe toksike.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top