Në fokus

July 4, 2019 | 11:11

Karakteri ynë na vë në vështirësi, por është krenaria jonë që na bën të këmbëngulim

Të qenit i mirë nuk do të thotë të jesh budalla, ose të jesh inferior ndaj të tjerëve. Të qenit i mirë nuk do të thotë as që ne duhet të jemi naivë dhe të lejojmë njerëzit të na mashtrojnë.

Të jesh i mirë do të thotë të mos kesh ndjenja të këqija ndaj njerëzve dhe të jesh i gatshëm të zgjatësh dorën për t’i ndihmuar, por jo që të tjerët të përfitojnë prej nesh, në të vërtetë ka situata ku duhet të themi “jo” dhe jo për faktin se jemi më pak të mirë, por thjesht se duam dhe respektojmë njëri-tjetrin. Mirësia është një cilësi e lindur që shpesh mund të fshihet dhe ne nuk e tregojmë atë, shumicën e kohës për shkak të krenarisë.

Karakteri ynë na vë në vështirësi, por është krenaria jonë që na bën të këmbëngulim. Esopo

Krenaria është ego e thjeshtë. Krenaria është krenari, dëshiron të ndihesh superior ndaj të tjerëve.

I vetmi simbol superioriteti që unë njoh është mirësia. Ludwig van Beethoven.

Por pse lind krenaria? Pse lind nevoja të duash të ndihesh superior ndaj të tjerëve? Thjesht sepse jeni në dijeni të të qenit i vogël! Është një mekanizëm mendor që lind për të maskuar veten përpara të tjerëve dhe kështu ne përdorim qëndrime të caktuara dhe tregohemi të aftë për gjithçka, por kjo fsheh nevojën e dëshpëruar për të gjetur miratimin e të tjerëve.

Ai që është shumë i vogël ka krenari të madhe. Voltaire.

Ata që janë krenarë jetojnë në një konflikt të vazhdueshëm të brendshëm që çon në vuajtje. Në vend të kësaj, njerëzit e mirë janë të lumtur. Nuk veshin maskë, as reputacion për t’u mbrojtur. Thjesht janë vetvetja, jetojnë në respekt për veten dhe të tjerët, mësojnë vlerat si mirënjohja dhe jetojnë në paqe, pa asnjë lloj ankthi.

Njerëzit e mirë, nëse mendojmë për ta, janë gjithmonë të gëzuar. Ernest Hemingway.

Mbani mend: nëse të tjerët na vendosin në situatën kur duhet të tregojmë gjithnjë veten në krye, të ngurtë, me maska, ndoshta do të duhet ta rrethojmë veten me njerëz të tjerë.

 

 

Burimi / www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top