Marrëdhënie

October 19, 2018 | 11:15

Karakteristikat e dashnorit ideal, për një grua të martuar

Disa studime thonë se tradhtia i bën mirë marrëdhënies në çift. Këto janë gjërat që e bëjnë këtë “dashnor”, të duhurin për një grua të martuar e cila është në rrugën e saj drejt tradhtisë.

  1. Seks më i mirë

Meqë po flasim për femrat që tradhtojnë, ato zgjedhin një mashkull tjetër që i plotëson nevojat e saj seksuale.

  1. Nuk ndihet më vetëm

Një ndër gabimet që bëjnë çiftet e martuara është se e lënë  shumë vetëm njëri-tjetrin. Dedikimi i tyre nuk është më si më parë, pasi i kap edhe rutina e martesës. Ky “dashnor” është aty me të  gjithmonë dhe nuk e lë të ndihet vetëm.

  1. Ai e di që është thjesht një “dashnor”

Nëse ai e ka të qartë pse është në jetën tuaj, atëherë mund të quhet “dashnori ideal”. Një grua e martuar nuk ka frikë se ai mund të bëhet pengesë në martesën e saj.  Mjafton që ai të dijë limitet e tij dhe kjo gjë është shumë e mirë.

  1. Ai e bën të ndihet më shumë e vlerësuar

Fakti që ajo po shkon drejt tradhtisë është se nuk ndihet mjaftueshëm e vlerësuar nga bashkëshorti i saj. Nëse gjen dikë tjetër që e vlerëson më shumë, do jetë dashnori që i duhet.

  1. Nuk i kërkon llogari

Një femër e martuar që po tradhton ndoshta është e lodhur nga dhënia e llogarisë ndaj bashkëshortit të saj. Ky dashnor nëse nuk i kërkon fare llogari për gjërat që ajo bën në jetë, është ideali. Pikërisht për këtë gjë  ka nevojë edhe ajo.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top