Nuk është sekret që disa persona kanë një aftësi të madhe për të gënjyer. Po çfarë e bën një person një gënjeshtar “bindës”? Sipas një studimi të kryer së fundmi nga Universiteti Mastrich në Holandë, gënjeshtarët e mirë zotërojnë një sërë karakteristikash të veçanta.
Nga rezultatet e studimit rezulton se 3 janë karakteristikat më të zakonshme që vihen re tek gënjeshtarët e mirë.
Së pari, studiuesit zbuluan se këta persona në jetën e tyre të përditshme gënjejnë shpesh.
Së dyti, ata i konsiderojnë gënjeshtrat e tyre pa pasoja dhe i përdorin shpesh mes miqsh dhe kolegësh përmes ndërveprimeve ballë për ballë.
Së treti, gënjeshtarët e mirë mbështeten mirë tek strategjitë verbale të mashtrimit.
Për sa i përket gjinisë, gënjeshtarë më të “mirë” janë meshkujt në raport me femrat.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.