Lajmet se njerëzit inteligjentë zgjohen herët, janë të rregullt dhe të organizuar kanë ngulitur fort idenë në mendjen tonë, se përtacët, rrëmujaxhinjtë apo ata që zgjohen vonë, janë thjesht njerëz të pavendosur që nuk bëjnë përparime të mëdha në jetë!
Po sikur t’ju themi që shkenca ka vërtetuar pikërisht të kundërtën? Herës tjetër që do të bëheni gati t’i tërhiqni vëmendjen dikujt pse është tepër i shpërndarë, i papërqendruar e rrëmujaxhi, mendohuni mirë sepse mund të jeni duke folur me një njeri që ka inteligjencë mbi mesataren! Veç kësaj karakteristike, të zgjuarit vonë, ose të paktën të zgjuarit me shumë vështirësi herët në mëngjes, është shenjë e inteligjencës mbi mesatare. Kjo të paktën sipas disa studiuesve të universitetit të Madridit.
Studiuesit, për të nxjerrë përfundimet, i janë referuar përvojave me studentët e tyre. Sipas vëzhgimeve, ata që shkonin për të fjetur vonë dhe zgjoheshin vonë, kishin logjikë dhe arsyetim më të mirë, mendime më të strukturuara. Por nuk përfundon me kaq! Edhe kreativiteti, këtë herë i studiuar nga departamenti i psikologjisë së universitetit ‘Sacro Cuore’ të Milanos, është më i zhvilluar dhe ka interpretime më origjinale, kur një person shtyn disa herë alarmin e mëngjesit.
Në një studim tjetër ku u shqyrtuan zakonet e 20,745 adoleshentëve rezultoi se ata që shkonin në shtrat pas mesnate dhe zgjoheshin në mëngjes rreth orës 8 kishin një IQ më të lartë se ata që shkonin në shtrat rreth orës 23.40 dhe zgjoheshin në 7:20.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.