Këshilla & Arsye

February 8, 2017 | 11:43

Karakteristikat e njerëzve emocionalë

Njerëzit emocionalë ndjejnë dhimbje, ankth apo gëzim për ato situata që të tjerët i përcaktojnë si të parëndësishme. Këta njerëz, kanë tendencë të tregojnë emocionet e tyre me lehtësi. Nëse emocionet menaxhohen në një mënyrë strategjike dhe të vetëdijshme, mund të jetë një mënyrë e fuqishme për të zhvilluar krijimtarinë, intuitën, urtësinë, ndjeshmërinë ndaj të tjerëve: të gjitha aftësi të dobishme për individin dhe të gjithë komunitetin.

emocional

Karakteristikat e njerëzve emocionalë:

– Kanë nevojë për kohë, që të marrin një vendim

Zgjedhjet e tyre bazohen në emocione. Ata duan kohë për të marrë një vendim, pasi udhëhiqen nga zemra.

– Janë jashtëzakonisht empatik

Ditë e keqe? Përvojë stresuese? Një person emocional do të jetë atje për t’ju mbështetur.

– Janë të besueshëm dhe reflektues

Ata janë njerëz të besueshëm dhe reflektues, minimizojnë mundësinë për të gabuar.

– Kanë një jetë emocionalisht intensive

Kush është shumë i ndjeshëm kombinon një masë më të madhe informacioni që vjen nga jashtë me ato të botës së brendshme, duke përjetuar një ndjenjë të plotësisë dhe ndryshueshmërisë, që e bën jetën intensive dhe stimuluese.

– Dëgjojnë pa rënë në keqkuptime

Ata janë të kujdesshëm dhe peshojnë me kujdes pasojat e veprimeve të tyre.

– Janë më të prirur për ankth

Ky nuk është tipar pozitiv i tyre.

– Janë intuitiv

Ata e dinë se kur ka diçka të gabuar, edhe në qoftë se ju nuk e thoni.

– Përdorin kreativitetin e tyre

Njerëzit me ndjeshmëri të veçantë kanë tendencë të jenë më të vetëdijshëm për gjendjen e tyre emocionale: kjo lejon për shembull artistët, shkrimtarët, muzikantët, aktorët, piktorët, të arrijnë përsosmëri në punën e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top