Në doza të vogla, përsosmëria mund të jetë një strategji e mirë për të arritur qëllimet në jetë. Por kur tipare të perfeksionizmit kapërcejnë një kufi të caktuar, ka të ngjarë të na i komplikojë gjërat, në vend që të na e lehtësojë përshtatjen me mjedisin.
Disa veprime tipike të njerëzve me tendenca perfeksioniste:
Ndalojnë edhe para se të fillojnë
P.sh, duan të blejnë një shtëpi, por nuk binden kurrë se do të blejnë shtëpinë e ëndrrave. Kështu që mund edhe të mos e provojnë.
Shmangin ndihmat nga të tjerët
Askush nuk i rregullon gjërat si dora e tyre.
Nervozohen kur nuk marrin komplimenta
Nëse dikush thotë “ju keni bërë një punë të mirë”, ata pyesin se pse personi nuk tha “keni bërë një punë të shkëlqyer!”
Gjithmonë janë të përpiktë
Asnjëherë nuk rrezikojnë të jenë vonë.
Shqetësohen nëse nuk realizojnë programin e ditës
Në mëngjes zgjohen me një listë të dendur të gjërave që kanë për të bërë dhe në fund të ditës thërrasin të zemëruar, “Unë nuk kam arritur asgjë !!”, edhe pse më shumë se gjysma e programit është realizuar.
Ju pëlqen të korrigjojnë të tjerët
Për shembull, menjëherë rregullojnë një gabim gramatikor të një miku, sepse për ato kjo është e patolerueshme.
E kanë të vështirë të marrin vendime
Në një restorant e kanë të vështirë të zgjedhin nga menuja.
Vazhdimisht i pyesin të tjerët, nëse i kanë realizuar detyrat e caktuara
Vazhdimisht përsërisin për të tjerët se si ata duhet të bëjnë detyra të caktuara, derisa të jenë të sigurt se ata e kuptuan 100%.
Duan të jenë të përsosur në çdo gjë që bëjnë
Ato shmangin gjërat në të cilat janë të vetëdijshëm se nuk arrijnë një performancë të përsosur.
Kontrollojnë gjërat para se t’i blejnë
Kur blejnë një fustan bëjnë inspektime në çdo centimetër.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.