Ka shumë gjëra të cilat shumica e femrave i kërkojnë te një mashkull: zemërgjerësia, sinqeriteti, dhe ta kuptojë mashkulli se çështjet e barazisë gjinore janë të rëndësishme.
Por femrat kanë preferenca të ndryshme sa i përket aspekteve tjera të personalitetit të mashkullit – nëse një aspekt i caktuar mund ta irritojë një grua, për tjetrën mund të jetë pikërisht arsyeja se përse ajo bie në dashuri me të.
Sidoqoftë, më poshtë jepen disa karakteristika, të cilat, sipas ekspertëve, shumica e femrave preferojnë t’i shohin te meshkujt.
Është i mençur
Duke qenë se në mënyrë natyrale disa meshkuj janë më të mençur se të tjerët, studimet e reja sugjerojnë se sa më i mençur të jetë mashkulli, aq më pak i prirë është që ta tradhtojë gruan. Sipas hulumtimeve, meshkujt inteligjentë martohen dhe i qëndrojnë besnikë asaj!
Ju bën të qeshni
Ta gjeni dikë me të cilin qeshni tërë kohën është e domosdoshme.
Ju mbështet në karrierën tuaj
Një studim ka zbuluar se burrat janë faktori vendimtar i 30% të vendimeve të gruas për t’i lënë punët e tyre, sepse shpeshherë ata kanë menduar se është detyrë e grave që t’i rrisin fëmijët.
Feston arritjet tuaja
Qoftë nëse keni ngritur pesha në fitnes apo keni mësuar gjermanisht, është e rëndësishme ta gjeni një partner që i feston arritjet tuaja.
Në fund, duhet të keni parasysh se nëse partneri juaj nuk i ka karakteristikat e lartpërmendura, jo domosdoshmërish kjo do të thotë se duhet të ndaheni nga ai – pas së gjithash, të gjithë njerëzit kanë preferenca të ndryshme.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.