Një shprehje e vjetër thotë: “ Afër detit, afër mbretit”.
Edhe dikur, njerëzit janë munduar të jetojnë sa më afër detit, për shkak të efekteve pozitive që sillte në jetën e tyre. Tregtarët më të njohur, kontaktin kryesor e kanë pasur me detin. Deti ka ndihmuar në dhënien, edhe në marrjen e kulturave të ndryshme. Një studim i ri në Universitetin e Exeter ka gjetur përfitimet që njerëzit marrin nga deti. Dr. Mathew White, psikologu i mjedisit, nga Universiteti i Exeter Medical School është shprehur: “Të jetuarit afër detit ndikon në shëndetin tonë mendor dhe mirëqenien. Gjithashtu, eliminon hormonet e stresit”.
Faktet që tregojnë se njerëzit, të cilët jetojnë pranë detit janë më të veçantë:
- Kanë më shumë energji pozitive
Në këtë studim, u vërtetua se njerëzit që jetojnë pranë detit kanë më shumë energji pozitive dhe janë në humor më të mirë. Në laborator, ata morën disa vullnetarë, të cilët kishin një pikturë me det, kur bënin stërvitje. Dëshira për të bërë ushtrime fizike, u shtua më shumë kur si imazh kishin pranë detin.
- E lënë mendjen më të lirë
Tingujt e valëve të detit, i japin mendjes një qetësi të mrekullueshme. Deri më tani, zhurma e detit ndikon në mënyrën se si ndihen njerëzit. Problemet zhyten në valët e detit dhe pak nga pak zhduken, duke e lënë mendjen të jetë më e kthjellët.
- Nuk kanë shumë depresion
Sipas statistikave, personat që jetojnë pranë detit, e kanë më të ulët mundësinë për t’u prekur nga depresioni. Mjaftojnë 30 minuta për të bërë një shëtitje gjatë bregdetit, për t’u ndier më mirë shpirtërisht.
Shkrimtari francez, Jules Verne ka thënë: “Deti është çdo gjë. Fryma e tij është e pastër dhe e shëndetshme. Ai nuk e lë kurrë njeriun të jetë i vetmuar”.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.