Marrëdhënie

November 9, 2019 | 8:30

Karakteristikat që gratë pëlqejnë tek një burrë

Karakteristikat e para të pamjes së një burri që një grua i sheh gjithnjë dhe që në mënyrë të përgjithshme ndikojnë tek ajo para se të marrë vendimin për të kaluar apo jo disa çaste pasioni me atë burrë…

Stili

Mënyra sesi vishesh pasqyrohet te gruaja me të cilën rri dhe ajo e di këtë gjë. Burri që di se si ta kombinojë këmishën me kravatën dhe të zgjedhë pantallonat e duhura do të dijë edhe ta vërë re kur ajo është veshur mirë. Maksimumi i elegancës? Të përshtatësh veshje që priten nga materiale të çmuara si kashmiri, kamoshi, kadifja pa vija, të cilat për të mos i prishur i lan në të thatë, në pastrim kimik.

U pëlqen: 30% të grave.

Linjat e fytyrës

Aftësia joshëse, që është bërë objekt studimesh të shumta, është e gjitha çështje simetrie. Përfytyroni sikur të hiqni një vijë që përshkon vertikalisht qendrën e fytyrës suaj përgjatë hundës. Sa më shumë njëra anë të pasqyrojë tjetrën, aq më tërheqës jeni. Mënyra më e shpejtë që një burrë të ketë një pamje me të këndshme pa përdorur bisturinë? Të qeshë shpesh dhe të sigurohet që favoritet t’i ketë të rregullta.

U pëlqen: 26% të grave.

Shtatlartësia

I gjatë, flokëzi dhe i bukur, nuk është gjithçka, por ndihmon. Gratë në fakt e mbështesin idenë se atyre u pëlqen të jenë të më vogla (në shtat) se burrat, dhe burrat mund t’i shkojnë përshtat dëshirës së tyre jo vetëm duke qenë shtatlartë por edhe duke e krijuar këtë imazh. Si? Duke krijuar nëpërmjet veshjes një look që e hollon vizualisht fizikun.

U pëlqen:15% të grave.

Kujdesi për pamjen

Kaloni më shumë kohë para pasqyrës së banjës sesa asaj të palestrës. Gratë e vlerësojnë 3 herë më shumë një fytyrë të rruar mirë ose duar të kuruara sesa një trup të gdhendur. Muskujt i mbajnë larg rivalët dhe e sigurojnë një grua se partneri nuk do ta braktisë në mëshirë të fatit kur janë duke notuar thellë në det. Por pamja e përgjithshme e një burri, për një grua, është më e rëndësishme sesa përmasat e bicepsit.

U pëlqen: 13% të grave

Fizik i përpjesëtuar

Gratë dallojnë te një trup i bukur mashkullor karakteristika të tilla si disiplina dhe vetë-kontrolli. Dhe kjo tregon se mund të jeni në raport me to, në shtrat dhe jashtë tij.

U pëlqen: 12% të grave

 

 

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top