Hurma është një frut me origjinë nga Kina dhe Japonia, por sot e përhapur në të gjithë botën. Me një shije të ëmbël, ngjyrë portokalli dhe plot tul, hurma ka një vlerë të lartë ushqyese që e bën atë ideale për detoksifikimin e trupit.
Hurmat janë të pasura me karbohidrate dhe përmbajnë më shumë kalori sesa frutat e tjerë. Ato janë të pasura me fibra dhe ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut, mbajnë lëkurën të shëndetshme, forcojnë kockat për shkak të përmbajtjes së lartë të kalciumit dhe promovojnë formimin e kolagjenit falë vitaminës C.
Ky frut i shkëlqyeshëm na ndihmon të luftojmë kapsllëkun dhe të përmirësojmë tranzitin e zorrëve falë vetive qetësuese, veçanërisht kur është e pjekur. Duke qenë e pasur me kalium, hurma është veçanërisht e dobishme për ata që vuajnë nga hipertensioni. Në fakt është një aleat i shkëlqyeshëm për rregullimin e presionit dhe mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.
Është gjithashtu e pasur me antioksidantë, të cilët rrisin mbrojtjen dhe parandalojnë plakjen e parakohshme, duke kundërshtuar efektin e dëmshëm të radikalëve të lirë. Hurmat rrisin thithjen e hekurit, duke kontribuar në parandalimin ose trajtimin e anemisë.
Ky frut është shumë i pasur me beta-caroten, i cili kur futet në trupin tonë, shndërrohet në vitaminë A dhe merr pjesë në një mori funksionesh: forcon imunitetin, mbron shikimin dhe mban lëkurën dhe flokët të shëndetshëm dhe të fortë. Për më tepër, vitamina C e hurmës nxit formimin e kolagjenit. Vitamina A e hurmës është thelbësore për mirëmbajtjen e eshtrave dhe për dhëmbë të fortë.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.