KARMA: JETA ËSHTË NJË JEHONË. AJO QË BËN, KTHEHET PAS. ATË QË MBJELL, KORR. ATË QË JEP, MERR. AJO QË SHEH TEK TË TJERËT, EKZISTON EDHE TEK TI.
A e keni pasur ndonjëherë ndjesinë se jeta ju ka shpaguar me të njëjtën monedhë, që një ditë, ishte në duart tuaja? Si në të shkuarën kur keni e keni hedhur në ajër, duke shpresuar të bjerë në anën që ju pëlqente më shumë dhe duke u përvjedhur, në mënyrë egoiste, nga pasojat e fatit. Një gjë e tillë ndodh me karmën: kthehet shpesh pas.
Ndonjëherë, duket se na kthehen pas vetëm veprimet negative që kanë lënduar dikë dhe që, në fakt, kur bëjmë diçka të mirë, gjithçka që na kthehet pas është boshësia. Ajo që ndodh në të vërtetë është se ngjarjet negative shenjojnë më shumë dhe për këtë arsye i kujtojmë për gjithë jetën, na pëlqen apo jo: edhe nëse kemi qenë ne që kemi lënduar dikë, apo edhe nëse kemi qenë ne që jemi lënduar.
“KARMA” DO TË THOTË “TË BËSH” OSE “TË VEPROSH”
Fjala karma do të thotë “të bësh” dhe i referohet të gjithë fushës së veprimeve fizike, verbale dhe mendore. Për të kuptuar më mirë këtë koncept, imagjinoni se gjithçka që bëni manifestohet nën formën e një energjie që ju shoqëron gjithmonë, pozitive a negative qoftë. Ajo që bëni kthehet pas, jo nën formën e veprimeve, por si energji dhe ekuilibër. Është pikërisht për këtë arsye që, kur i bëjmë keq dikujt, nuk jemi të vetëdijshëm për fuqinë e asaj dhimbjeje, deri sa nuk gjendemi në të njëjtën situatë: mendojmë të veprojmë e të mos veprojmë, por pa e kuptuar mirë që mënyra se si i jetojmë veprimet e të tjerëve varion nga një person tek tjetri.
Themi shpesh: kjo është karma. Më ka kthyer atë që kam bërë dhe me interesa madje. Nuk bëhet fjalë për “interes”, vetëm se tani jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë dhe mësimin që kemi fituar nga kjo gjë do ta mbajmë mend për gjithë jetën.
“Kam mësuar se kur bëjmë diçka keq – dhe kam rrezikuar gjithçka të mirë që kisha për një grua tjetër – karma ta shpërblen e ta kthen pas, pa u vonuar, për gjithçka që ke krisur në zemrën e një njeriu tjetër. Ta kthen investimin dhe e bën duke të lënduar”. Marwan
LIGJET E KARMËS
Ekzistojnë ligjet e Karmës: për ta ruajtur atë pozitive, mund të ndjekim disa rregulla të vogla.
Ligji i madh: ky është ligji që flet për parimin shkak-pasojë, ose më mirë: ç’të mbjellim, do të korrim.
Ligji i krijimit: në jetë duhet të jemi pjesëmarrës. Asgjë nuk ndodh vetë.
Ligji i përulësisë: atë që refuzojmë ta pranojmë, do të vazhdojë të kthehet pavarësisht refuzimit.
Ligji i rritjes: jeni ju që duhet të ndryshoni, jo ajo që ju rrethon.
Ligji i përgjegjësisë: nëse ka diçka të gabuar në jetën tuaja, do të thotë se diçka nuk shkon në vetvete. Me pak fjalë, është e nevojshme të merrni përsipër të gjitha përgjegjësitë në jetë.
Ligji i lidhjes: çdo hap të çon tek tjetri e kështu deri në pafundësi.
Ligji i fokusit thotë se nuk është e mundur të mendosh për dy gjëra njëkohësisht.
Ligji i dhuntisë dhe mikpritjes: ka ardhur momenti të vini në praktikë gjithçka që keni mësuar.
Ligji i këtu dhe tani: të parit nga e shkuara për të analizuar mbi çka keni kaluar, ju pengon të jetoni plotësisht të tashmen. Veç kësaj, të mendosh për ëndrrat e vjetra dhe zakonet e së shkuarës, ju pengon të keni ëndrra dhe zakone të reja.
Ligji i ndryshimit thotë se historia përsërit vetveten, derisa nuk përvetësohen mësimet për të cilat kemi nevojë që të ndryshojmë rrugëtimin tonë në jetë.
Ligji i durimit dhe i shpërblimit tregon se shpërblimet vijnë pas një pune të vështirë dhe kërkojnë shumë durim.
Ligji i fundit i Karmës thotë se do marrim mbrapsht atë që kemi dhënë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.