A keni pasur ndonjëherë ndjenjën se jeta do t’ju shpërblejë me të njëjtën monedhë? Ndjenja e fortë dhe e njohur e të qenit në mëdyshje në të kaluarën dhe hedhja e një monedhë në ajër, por duke e bërë atë të bjerë në anën që ju përshtatet më së shumti? Kjo për t’ju shpëtuar përgjegjësive tuaja, pasojave të veprimeve tuaja. A ka ndodhur?
Një gjë e ngjashme është ajo që ndodh me karmën, çdo gjë që bëjmë, kthehet. Ndonjëherë duket se prapa kthehen vetëm qëndrimet negative, ato që na kanë lënduar apo zhgënjyer, ndërsa ato që kemi bërë mirë, duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Në realitet kjo ndodh sepse ngjarjet e dhimbshme dhe negative na lëndojnë më shumë se ato pozitive dhe prandaj ne do t’i kujtojmë ato gjithë jetën.
Fjala Karmë do thotë “Bërja / Veprim”
Karma do të thotë “të bësh” dhe i referohet veprimeve fizike, verbale dhe mendore. Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, le të përpiqemi të mendojmë se secila prej veprimeve tona manifestohet në formën e energjisë. Kjo energji mund të jetë pozitive ose negative dhe gjithmonë na shoqëron. Prandaj, secila prej veprimeve tona nuk kthehet si veprim, por në formën e energjisë dhe balancit.
Pikërisht për këtë arsye, kur ne lëndojmë dikë, nuk jemi të vetëdijshëm për madhështinë e dhimbjes derisa ta përjetojmë vetë. Ne mendojmë se po bëjmë dhe po zhbëjmë dhe nuk e kuptojmë as se ajo që për ne mund të jetë gjë e vogël mund të jetë jashtëzakonisht e dhimbshme për dikë tjetër.
Ne themi: “Është karma. Ajo më ktheu atë që bëra”.
Ligji i shkakësisë dhe efekti
Ligji i shkakut dhe i efektit na mëson, ndër të tjera, që është më e vështirë të kuptojmë efektin se sa të provokojmë shkakun: kur marrim një vendim në të cilin përfshihen njerëz të tjerë, pasojat mund të jenë të dëmshme.
Le të marrim një shembull:
Në një marrëdhënie në të cilën një nga dy partnerët është jobesnikë, tradhtari do të kuptojë dhimbjen dhe poshtërimin që ai i ka shkaktuar tjetrit, vetëm kur ta gjej veten në vendin e tij, si një person i tradhtuar.
I njëjti ligj vlen edhe për Karmën dhe gjithashtu për Karmën pozitive: Sjellja në një mënyrë të drejtë dhe korrekte, duke bërë të lumtur njerëzit rreth nesh, na jep një ndjenjë pozitive. E gjithë kjo do të kthehet në formën e gëzimit dhe qetësisë.
“Çdo gjë që del nga ne kthehet tek ne, kështu që ne nuk duhet të shqetësohemi për atë që marrim. Është më mirë të shqetësohemi për atë që japim ” -Anonim-
Koncepti i Karmës duhet të na ndihmojë të ndërtojmë të ardhmen tonë në mënyrë që të jemi sa më të qetë dhe të denjë që të jetë e mundur.
“Ne korrim atë që mbjellim” dhe me kalimin e kohës ne do të kuptojmë se nuk është vetëm një fjali, por një ligj i jetës.
Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.