Pavarësisht nga të qenit i shijshëm, pa marrë parasysh se në çfarë mënyre pregatiten, trangujt janë tepër të shëndetshëm. Lexoni për të mësuar më shumë për të gjitha përfitimet e shkëlqyera shëndetësore që kjo perime e verës mund të sjellë në tavolinë.
Ndihmon për rënien në peshë
Ato përmbajnë pak kalori, kështu që ngrënia e tyre mund të ndihmojë në uljen e oreksit në mënyrë të natyrshme. Kastravecat gjithashtu përmirësojnë tretjen për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të fibrave. Së fundi, detoksifikojnë trupin.
Promovon shëndetin e përgjithshëm
Së pari, për shkak se kastravecat janë kryesisht ujë, ata janë në gjendje të ndihmojnë trupin të qëndrojë i hidratuar, gjë që është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëjë dikush për shëndetin e tij. Komponimet në kastravec kanë treguar se ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, gjë që gjithashtu ul rrezikun e shumë komplikimeve serioze si sëmundjet e zemrës, problemet e veshkave dhe syve dhe goditjet. Dhe për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të vitaminës dhe mineralit, ato gjithashtu mund të ndihmojnë në shmangien e mangësive të lëndëve ushqyese dhe mbajtjen e funksionimit të mirë të trupit
Zbukuron
Kastravecat jo vetëm që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të trupit – ato mund të zbukurojnë gjithashtu. Për shekuj me radhë, gratë anembanë botës kanë përdorur feta kastraveci në sytë e tyre për të reduktuar njollat dhe hijet e errëta. Është gjithashtu e mirë për lëkurën, pasi mund të lehtësojë acarimet, skuqjen dhe inflamacionet që lindin nga djegiet e diellit dhe kafshimet e insekteve! Përmbajtja e lartë në minerale gjithashtu do të forcojë dhe zbukurojë thonjtë dhe flokët nëse konsumohet rregullisht. Shkurtimisht, është një nga trajtimet më të mira natyrore përeth bukurinë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.