Nga Orjona Tresa
Asgjë nuk mund ta zhbëjë atë që ndodhi, por mund të sjellë ndryshimin për shumë të tjerë. Dhe një vendim i guximshëm mund të jetë i duhuri. Zv/kryeministri italian mori një vendim të prerë për një grup emigrantësh të paligjshëm, t’i kastrojë kimikisht autorët e përdhunimit të një 13-vjeçareje në Itali brutalisht. Kështu ata nuk do të mund të jenë të aftë fiziologjikisht për të riprodhuar farën e tyre.
Dhe ky është një qëndrim i prerë.
E mitura u përdhunua përpara të dashurit të saj 17-vjeçar në një banjë publike, ndërsa ngjarja ndodhi në parkun Villa Bellini në Catania të Siçilisë pasditen e 30 janarit.
Pas lajmit, zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, kërkoi kastrimin kimik të autorëve të sulmit të egër ndaj të miturës.
“Vajza u përdhunua nga një grup prej shtatë egjiptianësh. Vetëm një kurë ka në këtë rast, kastrimi kimik”, tha Salvini.
Sipas tij, partia e tij së shpejti do të paraqesë propozimin për këtë çështje me deputeten Annalisa Tardino duke shtuar se tredhja kimike është e nevojshme për përdhunuesit dhe pedofilët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.