Lifestyle

September 19, 2019 | 10:14

Kate Middleton në pritje të fëmijës së katërt? Ja shenjat që tregojnë për një shtatzëni të mundshme…

Siç thoshte Agatha Christie, tre të dhëna bëjnë një provë. E njohës të familjes mbretërore britanike, kanë identifikuar tre sinjale që mund të tregojnë se Kate Middleton është shtatzënë dhe që pritet një njoftim zyrtar.

E dhëna e parë u shfaq ditën kur dukët e Kembrixhit shoqëruan dy fëmijët më të mëdhenj në shkollë. Dukesha kishte një model të ri flokësh dhe sa herë që kjo ka ndodhur në të shkuarën, ka pasuar lajmërimi për pritjen e një fëmije.

E dhëna e dytë për një shtatzëni të re, të mundshme, duhet kërkuar në agjendën e takimeve të ardhshme të dukeshës, e cila është mbyllur. Do të marrë kohë të lirë- kanë thënë burime nga pallati mbretëror por ka nga ata që kujtojnë se shtatzënitë e mëparshme të Kate kanë qenë të komplikuara. Dukesha gjithnjë ka vuajtur nga të vjellat e mëngjesit dhe kjo kohë e lirë që ajo ka marrë mund ti dedikohet një shtatzënie të re.

Ndërsa e dhëna e fundit vjen nga princesha Charlotte: Sipas mediave britanike, princesha 4 vjeçare, vazhdon t’u thotë të gjithëve në shkollën e saj se mami do ti bëjë një motër.

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top