Lifestyle

March 27, 2017 | 10:38

Kate Winslet tregon përvojën si viktimë e bulizmit: Të kapërcesh frikën është e mundur!

Duke dëshmuar se në jetë mund t’ja dalësh, fituesja e çmimit Oscar, Kate Winslet ka mbajtur një fjalim frymëzuas në një event bamirësie rreth bulizmit.

giphy

“Më thërrisnin derrkuce. Talleshin me mua sepse doja të recitoja. Më mbyllnin në dollap. Nuk shkoja mirë me askënd. Dhe e gjitha kjo sepse nuk hyja në kriteret e së bukurës për dikë tjetër. Unë nuk kisha trup të përsosur”, shprehet ajo,

Duke vazhduar, Winslet ka thënë se gjithë ai negativite e nxiti atë për të arritur ëndrrën e saj.

“Nuk u mbylla në vetëvete dhe nuk hoqa dorë nga ëndrra ime. Nuk u dorëzova. Duhej të injoroja komentet negative. Duhej të besoja në veten time. Duhej të zgjidhja të ngrihesha mbi të gjithë dhe të punoja fort. Ju duhet të jeni të pathyeshëm për të bërë atë që doni, dhe besoj se kjo do t’ju vlejë dhe pse nganjëherë kjo është pjesa më e vështirë. Mund të vish nga çfarëdo lloj vendi dhe të bësh ç’do lloj gjëje. Duhet të besosh! Të kapërcesh frikën është e mundur”, theksoi Winslet

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top