Këshilla & Arsye

November 16, 2019 | 8:20

Katër hapa për të ‘shëruar’ smirën dhe zilinë

1.Jini të vetëdijshëm për këtë ndjenjë

Hapi i parë i shërimit të smirës është të jemi të ndërgjegjshëm për këtë ndjenjë, e cila nuk na lë të qetë dhe na gërryen themelet emocionale. Pikërisht kjo është smira.

E rëndësishme është të pranojmë faktin se jemi njerëz dhe se, në një njëfarë mënyre, kjo ndjenjë është pjesë e normalitetit. Ajo që vjen më pas, varet nga këndvështrimi ynë dhe nga mënyra që zgjedhim për ta menaxhuar.

Jemi ne ata që duhet të vendosim nëse ekzistenca e smirës do të na krijojë mundësi të mira apo probleme.

1

2.Kuptoni pse ndjeni zili

Pse ndiejmë smirë? Çfarë thotë smira për personalitetin tonë? Nga çfarë kemi frikë? Përgjigjja për këto pyetje mund të identifikojë ndjenjat dhe mendimet e pavetëdijshme që na përçojnë.

Identifikimi dhe zbulimi se smira është e pavërtetë ose pa logjikë, është çelësi për ta shndërruar smirën e sëmurë në një smirë motivuese. Dhe në çastin kur kemi identifikuar se cili është burimi i ndjenjave tona, atëherë mund të zhvillojmë një plan për të konkretizuar atë që duam në të vërtetë.

Për shembull, ndiejmë smirë për mikun tonë të ngushtë se ka fituar një rritje rroge. Pyetja është: ndiejmë smirë, sepse mendojmë se ai nuk e meriton, apo sepse mendojmë që ne nuk do ta kemi asnjëherë këtë rast? (Shënim: Ky është besimi i pavetëdijshëm që na vë limite). Gjatë jetës shpesh përballemi me një mori situatash të pakontrollueshme dhe të padrejta, por ajo që mund të zotërojmë është të sigurohemi se duke e pasur mendjen të kthjellët, mund të hedhim hapat e nevojshëm drejt realizimit të ëndrrave tona.

2

3.Mos u krahasoni me të tjerët

Nuk duhet të krahasohemi me askënd. Me të drejtë, kjo është çështja më thelbësore. Megjithëse jemi të vetëdijshëm se secili prej nesh është një qenie unike, e papërsëritshme, edhe rruga e zhvillimit të secilit është e mbushur me përvoja të ndryshme, shpeshherë jemi si një banane, e cila krahasohet në mënyrë të vazhdueshme me një portokall.

Një gjë duhet marrë parasysh: fakti që dikush do të jetë më i mirë se ne dhe që ne do të jemi më mirë se dikush tjetër. Mënyra më e mirë e krahasimit është me veten.

Është e rëndësishme të shohim se si kemi ecur deri tani dhe çfarë synimesh kemi arritur. Vlerësimi për gjithçka që kemi realizuar deri më tash, do të na bëjë të kemi një panoramë të qartë për atë që duhet të bëjmë në të ardhmen.

4.Të gjejmë humorin në këto situata

Ndonjëherë, është mjaft lehtësuese të mos i dëgjojmë zërat rreth nesh dhe t’i shohim situatat nga “jashtë”, me objektivitet. Duke qenë “jashtë” nesh, mund të pyesim veten: “Është me të vërtetë kjo situatë aq e rëndë sa e shoh unë?”, “Ka ndonjë rrugëdalje tjetër nga kjo situatë përveçse të ankohem dhe të krahasohem me të tjerët?”. Mund të ndiheni të kënaqur nga përgjigjet që do t’i jepni vetes në këto raste.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top