Aktualitet

March 25, 2022 | 8:30

Kateryna, gjimnastja 11-vjeçare nga Mariupoli që nuk e arriti dot çlirimin e vendit të saj

Një krijesë e mrekullueshme është tashmë engjëll. Kateryna, gjimnastja 11-vjeçare nga Mariupoli, nuk e arriti dot çlirimin e vendit të saj. Edhe ajo, si shumë fëmijë të tjerë, fatkeqësisht, është një nga viktimat e shumta të një lufte të pakuptimtë.

1

Atletja shumë e re ndërroi jetë së bashku me të atin në bastisje e sipër, për t’i shpëtuar shembjes së shtëpisë nga bombardimet. Vetëm nëna dhe vëllai i saj mundën të shpëtonin.

Lajmi për vdekjen e Katerynës u bë nga trajnerja e saj, Anastasia Meshchanenkova, me një postim në Instagram, shoqëruar me një foto të gjimnastes së vogël, bërë dhjetorin e kaluar.

Vdekja tragjike shkaktoi bujë dhe zemërim në organizatat e gjimnastikës në mbarë botën. “Nuk mund ta besoj, kolegia jonë ukrainase ndau këtë tragjedi të tmerrshme. Kjo krijesë e mrekullueshme e butë është tashmë një engjëll,” tha gjimnastja bullgare Iliana Raeva, presidente e Federatës Kombëtare të Gjimnastikës Ritmike.

Edhe gjimnastika ritmike zvicerane i bëri homazhe të resë: “Pusho në paqe, Katya! Gjimnastja e re e bukur nga Mariupoli u largua shumë shpejt nga kjo botë. Ajo është një nga viktimat e shumta të një lufte të pakuptimtë”, shkruan në Twitter.

Shtëpia e Katerynës u shemb pas një goditjeje direkte nga artileria ruse në Mariupol, qytet që është bombarduar pothuajse vazhdimisht që nga dita e parë e pushtimit ushtarak rus. Energjia elektrike, uji, ushqimi dhe ngrohja janë ndërprerë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, duke bllokuar të paktën 100,000 njerëz.

 

Përgatiti O.T / Burimi Tgcom24.Mediaset

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top