Ajo ecën rrugës me karriget saj të kuqe dhe pret u flokët falas të pastrehëve. Katie Steller, një parukiere e re amerikan, u ofron miqve të saj, kohën e saj dhe i ndihmon ata të jetojë disi më mirë, si dhe i ndihmon të mos ndjehen më vetëm.
“Gjithçka filloi në 2013 – thotë Katie, 29 vjeç – përpara se të hapja dyqanin tim në Minneapolis. Unë kisha karriget dhe pajisjet në dhomën e ndenjes dhe më pas më lindi ideja që të ngarkoja karrigen në makinë dhe të ecja nëpër qytet për të ofruar prerje për ato që takoja në rrugë. Pasi hapa sallonin më duhej ta ndaloja këtë gjë, por kohët e fundit vendosa të kujdesem për këtë ide, pasi kjo ide ndryshoi jetën time”.
Të paktën një herë në javë Katie mbyll dyqanin dhe vrapon me karrigen e kuqe, gërshërët, makinën elektrike dhe të gjitha pajisjet e parukerisë në rrugë. “Unë mund të përdorja karrige të palosshme, do të ishte më e rehatshme. Por dua që edhe ata që nuk mund ta përballojnë atë, të jetojnë përvojën e sallonit”.
Misioni i Katie i ka hapur rrugën një rrjeti bamirësie, tashmë ajo ofron gjithashtu çorape, produkte higjiene, këpucë. “Lënia e një përshtypjeje në jetën e njerëzve nuk kërkon gjeste të mëdha ose shuma të mëdha parash, mjafton vetëm një gjest i vogël dashurie”.
Burimi / https://www.leggo.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.