Shumica e aktorëve nuk njihen për bujarinë e tyre. Të gjithë i kemi dëgjuar ato histori rreth të famshmëve të vrazhdë. Por është një aktor që qëndron jashtë këtyre skemave. Keanu Reeves nuk e shpenzon kohën ose paratë e tij në gjëra joserioze. Aktori ka financuar një fondacion, i cili është i fokusuar në kërkimet e kancerit dhe spitalet pediatrike.
Tema e kancerit është delikate dhe prekëse për Keanu, pasi shumë vite ai i ka kaluar duke parë motrën e tij të luftojë kundër leuçemisë. Për shkak të përvojës së tij me sëmundjen, aktori filloi të përdorë paratë e tij për të reaguar. Në veçanti, ai është fokusuar tek spitalet që ndihmojnë fëmijët që janë duke luftuar me kancerin. Keanu nuk e bën atë për vëmendje. Ai nuk ka kërkuar kurrë vlerësime dhe lavdërime për miliona dollarë që ka dhuruar për fëmijët e sëmurë.
Kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për bujarinë e këtij djali të përulur. Janë të shumtë ata që tregojnë se e shohin atë duke u dhënë dhurata dhe shpërblime ekuipazhit të filmave të tij. Për shembull, merr anëtarët dytësorë të ekuipazhit (kameramanë dhe asistentë të prodhimit) për të ngrënë jashtë. Ai është miqësor dhe i sjellshëm pavarësisht statusit.
Përveç kësaj, Keanu dhuroi 20,000 dollarë për një anëtar të ekuipazhit i cili kishte probleme familjare. Mirësia e tij nuk kufizohet vetëm në para. Keanu këmbënguli të mësonte emrat e të gjithë anëtarëve të grupit dhe u jepte atyre një mëngjes të mirë çdo ditë. Ai i trajtoi të gjithë njësoj, duke i vendosur në të njëjtin nivel.
Burimi / https://www.howtodofor.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.