Në fokus

November 29, 2018 | 8:33

Keira Knightley shpjegon arsyen pse nuk e lejon vajzën e saj 3-vjeçare të shoh filmat e Disney si ‘Hirushja’ dhe ‘Sirena e vogël’

E bija e Keira Knightley, Edie, është si të gjitha vogëlushet, një fanse e botës së “Disney” dhe princeshave të famshme të tij. Por disa filma vizatimorë klasikë janë ‘të ndaluar’ për të. Ka qenë pikërisht e ëma, aktorja angleze Keira Knightley që ka vendosur një limit të tillë. Ajo ka caktuar që, filma vizatimorë si “Sirena e Vogël” dhe “Hirushja” janë seksistë dhe nuk janë të përshtatshëm për vajzën e saj.

E ftuar në një emision, Keira shpjegoi se pse i ka ndaluar disa filma vizatimor për vogëlushen e saj 3-vjeçare Edie.

“Hirushja nuk duhet të shihet. Protagonistja pret të shpëtohet nga një princ i pasur. Le ta shpëtojë vetë veten”, ka thënë aktorja.

Përsa i përket “Sirenës së Vogël”, ajo thotë: “Filmi është shumë i bukur, ka muzikë dhe ngjyra të mrekullueshme, por më bezdis. Nuk mund të falësh zërin tënd për një burrë, aman…”

Pra, film shumë seksist. Ndërsa mendimet ndryshojnë kur vjen fjala për “Frozen” dhe “Oceania”, ku, sipas Keira, protagonistet shquhen për iniciativën dhe forcën dhe nuk e presin shpëtimin nga askush, përveçse nga vetja. Edhe filmi “Derrkucja Peppa” nuk është i ndaluar.

Nuk kanë vonuar edhe polemikat rreth deklaratave të bëra nga aktorja. Në Twitter shumë përdorues shkruajnë se janë rritur duke parë ato filma dhe asnjërës nuk i ka vajtur ndër mend të sakrifikojnë zërin për ndonjë burrë dhe se ata filma vizatimorë nuk kanë influencuar kurrë negativisht në rritjen e asnjë vajze.

 

Burimi / www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top