Depresioni është një problem, që mund të ndikojë dukshëm në jetën e përditshme. Çrregullime të tilla si ankthi dhe depresioni nënvlerësohen nga shumë njerëz, ose keqkuptohen dhe nuk identifikohen në mënyrë të qartë.
Depresioni i maskuar
Te disa njerëz depresioni merr karakteristika absolutisht unike dhe manifestohet kryesisht me shenja fizike. Në këto raste, ne flasim për “depresionin e maskuar” dhe diagnostikimi i saktë mund të jetë një detyrë e vështirë, sepse shenjat e raportuarA nga pacienti mund të të çojnë tek mjeku, të paktën në fillim.
Ndjeheni të lodhur, të demotivuar, të trishtuar apo të frustruar? Kjo është një gjendje normale. Të gjithë mund të kenë ditë të këqija. Rënia e humorit, dobësia apo mërzia nuk janë gjithmonë shenja të depresionit, por lodhje apo ankth.
Shenjat që konfirmojnë depresionin:
Kur flasim për depresion është e nevojshme të bëhet një ekzaminim më i plotë i gjendjes mendore, i cili synon të identifikojë praninë e së paku të pesë prej këtyre dhjetë shenjave:
-Mungesa ose teprica e energjisë, ndjenja e vazhdueshme e lodhjes
-Rritje ose rënie të oreksit dhe luhatje të peshës së trupit
-Probleme me gjumin (hipersomnia, pagjumësi ose zgjime të shpeshta gjatë natës)
-Ndjenja e fajit dhe të pamotivuar
-Mendimet e vdekjes ose vetëvrasjes
-Trishtim i vazhdueshëm, ankth dhe ndjenja e boshllëkut
-Dëshpërim, pamje krejtësisht pesimiste për jetën
-Humbje e interesit apo kënaqësisë ndaj aktiviteteve që më parë i’u jepnin kënaqësi, duke përfshirë edhe seksin
-Vështirësi në përqëndrim
-Dhimbje të vazhdueshme ose shenja të tjera fizike
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.