Këshilla & Arsye

March 9, 2018 | 13:04

Këmbëngulja çelësi i suksesit

Ashtu sikurse riformatoni kompjuterin tuaj dhe i rimbushni sistemin operativ, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe me veten tuaj. Ne jemi të gjithë në tranzicion, kur rritemi, kur fillojmë nga e para dhe sa herë që gjërat ndryshojnë.

Ndryshimet e destinacionit, ndryshimet e kushteve, ndryshimet e motivimit na bëjnë të humbasim pak nga rruga jonë, por gjëja që mund të përcaktojë potencialin tuaj të vërtetë është këmbëngulja.

Ja se si të kultivoni këmbënguljen dhe të arrini të keni sukses:

Përqendrohuni në të ardhmen, jo në të kaluarën

Të qenit i fiksuar me të ardhmen tuaj, me qëllimet që i keni vënë vetes dhe mënyrën për t’i arritur ato nuk do t’ju lërë kohë të mendoni për të shkuarën dhe për mendimet e këqija që mund t’ju kalojnë nëpër mend. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të kapeni fort pas të ardhmes.

Arsyeja pse nuk duhet të përqendroheni në të kaluarën është se ajo nuk ekziston. Në vend që të zhgënjeheni nga zhgënjimet apo të mashtroheni nga sukseset e vogla vazhdoni të ushqeni qëllimet tuaja duke pohuar dhe përforcuar suksesin që duhet të arrini. Por këtë mund të bëni gjithnjë vetëm me mendjen nga e ardhmja dhe jo nga e kaluara.

Ndryshoni sjelljen tuaj

Vështirësitë nuk janë unike. Të gjithë kalojnë diçka të vështirë në jetë, të cilën duhet ta kapërcejnë. Kjo është ajo që ju bën të arrini suksesin.

Filloni të mos ndjeni keqardhje për veten tuaj. Lërini ankesat dhe filloni të veproni si një bos. Qëndroni të zënë duke lëvizur shpejt sa në një aktivitet në tjetrin.

Nëse jeni gjithë kohën të zënë nuk do të keni kohë të mendoni nëse gota juaj është gjysmë bosh apo gjysmë plotë.

Më vonë kur të bëheni të suksesshëm e të arrini gjithçka që dëshironi mund të kujtoni kohët kur vështirësitë ishin shumë të mëdha e ju donit të hiqnit dorë por nuk hoqët. Dhe do të qeshni me gjithçka që më parë ju dukej për të qarë.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top