Mirëqenie

December 21, 2017 | 11:13

Këmbët e ftohta: çfarë ushqimesh duhet të konsumoni

A ju ankohet partneri për këmbët tuaja të ngrira kur shtriheni në shtrat? Këmbët e ftohta tregojnë për qarkullimin e keq të gjakut.

1

Çfarë duhet të hani?

Për të zgjidhur situatën ju duhet të konsumoni shumë arra, sidomos bajame, arra dhe fara pishe, të cilat janë thelbësore për qarkullim të mirë dhe rrjedhshmëri gjakut.

Gjithashtu, vaji i ullirit dhe avokadot janë një burim i mirë i yndyrave të pangopura dhe fibrave, të cilat ndihmojnë në rritjen e kolesterolit të mirë.

Ekspertët rekomandojnë konsumimin e frutave (banane, luleshtrydhe) dhe perimeve (karota, asparag, fasule dhe bizele), të cilat janë të pasura në atioksidantë, vitaminë C dhe kalium dhe rregullojnë ekuilibrin e presionit të lëngjeve të trupit.

Gjithashtu hani hudhër, e cila, përveç vetive antimikrobike, zvogëlon grumbullimin e trombociteve.

Vera e kuqe është një burim i mirë i resveratrolit, e cila përmirëson qarkullimin e gjakut.

Mënyrë ideale me një vakt pikant, e cila të përmbajë piper djegës apo kerri rrit temperaturën dhe qarkullimin e gjakut. Të pasura me antioksidantë dhe për këtë arsye e dobishme për qarkullimin e gjakut janë edhe ushqime të tilla si xhenxhefil, arrëmyshk, shafran.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top